FMN paralajmëron: Brexit-i pa marrëveshje, godet rëndë ekonominë britanike
FMN ka paralajmëruar se Britania duhet të presë "kosto të konsiderueshme" mbi ekonominë e saj nëse largohet nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje.
Shefja e FMN-së, Christine Lagarde
Britania duhet të presë "kosto të konsiderueshme" mbi ekonominë e saj nëse largohet nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, paralajmëroi të hënën Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Shefja e FMN-së, Christine Lagarde, tha se ekonomia britanike do të dobësohet pas Brexit-it (daljes nga BE-ja) me ose pa marrëveshje, porse mungesa e marrëveshjes do të shkaktonte "rënie të menjëhershme" të saj.
"Do të ketë një tronditje mbi furnizimet", u tha Lagarde gazetarëve në Londër, pas prezantimit të raportit vjetor të FMN-së mbi perspektivën ekonomike të Britanisë.
Në mënyrë të pashmangshme do të ketë pasoja: rritje të reduktuar, deficit në rritje dhe zhvlerësim të monedhës.
Shefja e FMN-së, Christine Lagarde
Kancelari i Thesarit britanik, Philip Hammond, tha se Britania ka bërë përparim ekonomik me Qeverinë konservatore të kryeministres Theresa May, porse ajo gjendet "në një moment kritik", pasi po hyn në fazat përfundimtare të negociatave për Brexit. Javën e kaluar, negociatori i BE-së për Brexit-in, Michel Barnier, ka shprehur optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje me Britaninë brenda 6-8 javësh, mbi kushtet e divorcit.
Por, sipas tij, mbeten ende gjëra të mëdha për t'u negociuar, përfshirë këtu çështjen e kufirit irlandez, indikacionet gjeografike, të cilat specifikojnë origjinën e mallrave të caktuara bujqësore, dhe rolin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Britania duhet të largohet nga BE-ja më 29 mars të vitit 2019./REL
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.1%
-
Të gabuar
82.8%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3073
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FMN apel Bankës Qendrore: Kujdes me kreditimin e pasurive të paluajtshme! Eksperti: Krizat më të mëdha nisin nga ‘flluskat’ në këtë sektor
7 Dhjetor, 16:19
-
Parapagimi i tatimit nga profesionet e lira, Malaj: Brenda dhjetorit do kthehen shumat e paguara
21 Nëntor, 15:36
-
FMN i kërkon Bankës së Shqipërisë të ruaj regjim të lirë të kursit të këmbimit! Sejko: Familjet e bizneset në gjendje të mirë financiare
14 Nëntor, 14:01
-
Sejko në Uashington, takim me shefin e FMN-së për Shqipërinë: Inflacioni është në nivelet më të ulëta
26 Tetor, 10:03
-
FMN optimiste: Ekonomia e Shqipërisë rritet me 3.3% këtë vit! Turizmi e ndërtimi ‘motorët’ kryesorë
24 Tetor, 10:17
-
Moody’s rishikon në rritje ekonominë shqiptare, nga 'pozitive' në të 'qëndrueshme'! Malaj: Ndikim ulja e borxhit, rritja e investimeve
19 Tetor, 14:09
-
Ekonomia këtë vit rritet me 3.3%, por sfidë serioze emigrimi! Banka Botërore: Kapitali njerëzor bërthama e zhvillimit të Shqipërisë në të ardhmen
17 Tetor, 18:59
-
Maqedoni e Veriut/ Guvernatori Gent Sejko paralajmëron: Ndryshime klimatike sfidë serioze për bankat dhe ekonominë
1 Tetor, 20:35
-
Rritet 0.6% besimi në ekonomi, euro e dobët godet tregëtinë! Industria e shërbimeve, më shumë optimistë për të ardhmen
1 Tetor, 18:50
-
Ekonomia u rrit me 4.06% në tremujorin e dytë! Ndërtimi ‘mundi’ turizmin, ngecin shitjet e pasurive të paluajtshme
1 Tetor, 13:00
-
BE-ja dhe Britania kërkojnë armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut
22 Shtator, 16:41
-
Ekonomia në ditë të mira! Të ardhurat e mbledhura në 8-muaj u rritën me 38.2 miliardë lekë krahasuar me vjet
18 Shtator, 17:09