FMN e BB nis misionin e
kontrollit të sistemit financia

FMN e BB nis misionin e<br />kontrollit të sistemit financia
TIRANE - Ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore nisën dje misionin e tyre për të kontrolluar sistemin financiar shqiptar.

Edhe pse nuk ka një axhendë publike se kush janë zyrtarët që do të kontaktohen nga ky mision, ka qënë Guvernatori i Bankës Qendrore, Ardian Fullani, ai që ka hapur siparin e takimeve të ekspertëve të këtyre institucioneve financiare. 

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, më kërkesën e institucioneve shqiptare Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore (BB) do të kryejnë përditësimin e Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar (FSAP).      

Nëpërmjet vlerësimeve të FSAP-së, dy institucionet e rëndësishme ndërkombëtare ofrojnë një analizë të plotë mbi stabilitetin e sektorit financiar të një vendi dhe mbi nevojat që ai ka për t’u zhvilluar më tej. Vlerësimi i fundit i FSAP-së për Shqipërinë është kryer në vitin 2005, dhe ky ushtrim i planifikuar do të realizojë një përditësim të vlerësimit të mëparshëm. 

 Sipas këtij njoftimi, misioni planifikues i FSAP-së do të qëndrojë  në Tiranë në datat 17-19 korrik për të diskutuar me autoritetet vendase mbi spektrin e shtrirjes dhe procesin.

Puna kryesore për FSAP-në do të kryhet gjatë një misioni të mëvonshëm, i planifikuar paraprakisht në periudhën tetor-nëntor 2013. Veçmas nga ky proces, një mision ekspertësh të FMN-së pritet të vizitojë Tiranën në fund të muajit shtator 2013, që konsiderohet të jetë tepër i rëndësishëm për shkak se do të zhvillohen bisedime me qeverinë e re dhe do të pasohet me një tjetër mision në kuadër të programit FSAP që do të zhvillohet në muajin tetor- nëntor 2013
 
Kjo vizitë është pjesë e mbikëqyrjes ekonomike që kryen FMN-ja dhe do të pasohet nga një mision i Konsultimeve për Artikullin IV nga fundi i këtij viti. Zakonisht, gjetjet më të rëndësishme të Artikullit IV dhe FSAP-së përfshihen në raportin e stafit të FMN-së në përfundim të ciklit të konsultimeve. Ky "skanim" i sektorit financiar është mjaft i rëndësishëm për të bërë një diagnostikim të plotë të shëndetit financiar dhe makroekonomik të ekonomisë tonë.

Redaksia online
(atsh/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike