TIRANE - Është larguar nga Shqipëria, pa zhvilluar konferencën tradicionale të shtypit Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, pas dy javë qëndrimi në Shqipëri. Konferenca e paralajmëruar për datën 8 Shtator që me ardhjen e misionit në fund të Gushtit, nuk u zhvillua, ndërkohë që media u njoftua që do të shtyhej për shkak të axhebdës së ngjeshur të misionit.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë FMN, e cila përmes një komunikate për shtyp e cila njofton se misioni i FMN është larguar mbrëmjen e djeshme.
Sipas njoftimit në fjalë ekipi diskutoi një sërë çështjesh me autoritetet, përfshirë buxhetin e vitit 2015, reformat strukturore, si dhe qeverisjen e Bankës së Shqipërisë dhe kuadrin e politikave. Megjithatë siç bëhet e ditur diskutimet dhe përfundimi i shqyrtimit do të vazhdojnë nga Uashingtoni dhe misioni do të kthehet për të përfunduar punën e tij në një datë të mëvonshme.
Ndërkaq ditën e djeshme, shefi i FMN në Shqipëri, Nadeem Ilahi theksoi se problemet kyçe të ekonomisë shqiptare mbeten rikthimi i besimit në ekonomi, nga politikat
rigjallëruese të qeverisë, si dhe shlyerja e detyrimeve të prapambetura, që ka injektuar likuiditet në treg dhe po ndihmon ringritjen e ekonomisë.
Shefi i misionit të FMN tha gjithashtu se, ndonëse nuk ka ndonjë përmirësim të madh, rendimenti fiskal i qeverisë është në linjë me pritshmëritë fillestare dhe nuk përbën shqetësim për stabilitetin financiar.
PDF - Komunikata e plotë për shtyp
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

PDF - Komunikata e plotë për shtypRedaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)