FMN, ministri italian i Financave
“skanon” ekonominë shqiptare
Ministri italian i Ekonomisë dhe Financave, Fabrizio Saccomani, i ngarkuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ka analizuar situatën ekonomike e financiare të Shqipërisë.
Ministri italian i Ekonomisë dhe Financave, Fabrizio Saccomani, i ngarkuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për analizën e situatës ekonomike e financiare të Shqipërisë, Greqisë, Italisë, Maltës, Portugalisë dhe San Marinos, ka bërë një deklaratë para Komisionit Financiar dhe Monetar të FMN-së, gjatë sesionit të 28-të vjetor të këtij institucioni.
Sa i përket vendit tonë, ministri ka deklaruar se, pas një rritjeje prej 1.6 përqindësh në vitin 2012, Prodhimi i Brendshëm Bruto real pritet të rritet afro 2 për qind këtë vit dhe të përmirësohet lehtësisht më 2014. Kërkesa private mbetet e ulët, por rritja e eksportit mbeti e fortë, si pasojë e përmirësimeve strukturore në ekonomi dhe një norme më të favorshme të këmbimit valutor.
Megjithatë, rritja ekonomike mbetet poshtë mundësive, sipas Saccomanit. Kështu, nevojiten reforma strukturore në afatin e mesëm, për të rritur produktivitetin dhe konkurrueshmërinë.
Papunësia ka mbetur në të njëjtin nivel: 12.8 për qind, ndërkohë që inflacioni për tetë muajt e vitit ishte 2.1 për qind dhe nuk duken shenja të rritet në afatmesmë. Deficiti i llogarisë korrente është ulur gjatë tre viteve të fundit, por mbetet relativisht i lartë, rreth 10.3 për qind e PBB-së në tremujorin e dytë të 2013-ës.
Në sajë të hyrjes së investimeve të huaja direkte, bilanci i pagesave në total ishte me suficit këtë vit. Megjithatë, pozicioni i jashtëm i Shqipërisë mbetet delikat, thekson kreu italian i Ekonomisë dhe Financave.
Borxhi publik i Shqipërisë u rrit, sipas raportimit të tij, në rreth 64 për qind të PBB-së, si pasojë e stimujve fiskalë me rastin e zgjedhjeve dhe rënies së të ardhurave dhe grumbullimit të detyrimeve të prapambetura.
Rritja e vështirësive në sektorin real të ekonomisë është pasqyruar në kredi më të mëdha të këqia të sektorit bankar, që mbetet, megjithatë, me fitim.
Redaksi Online
(mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 3534
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim
28 Nëntor, 08:47
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit
28 Nëntor, 08:40
-
VIDEOLAJM/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit
28 Nëntor, 08:36
-
Sylvinho e ka ‘harruar’, trondit Cristian Shpendi: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë
28 Nëntor, 08:27
-
Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Ukrainës të rrisë mobilizimin ushtarak për të luftuar Rusinë
28 Nëntor, 08:16
-
Lufta/ Izraeli bashkëpunim me SHBA për të parandaluar Iranin nga destabilizimi i rajonit
28 Nëntor, 08:07
-
Lufta/ Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës
28 Nëntor, 08:03
-
28 Nëntor/ Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
28 Nëntor, 07:53
-
Gëzuar 28 Nëntorin! Krerët e shtetit në Vlorë për ngritjen e Flamurit, Tirana pret paradën e shqiptarëve
28 Nëntor, 07:51
-
Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë
28 Nëntor, 07:23
-
Tirana mikpret sot Paradën e Shqiptarëve, rrugët ku do të ketë ndalim qarkullimi e ku devijim i mjeteve
28 Nëntor, 07:10
-
Përpiquni të mos e neglizhoni jetën tuaj shoqërore, edhe nëse puna ju pushton...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
28 Nëntor, 07:04