Ndryshimet klimatike mund të përkeqësojnë konfliktet në shtetet e brishta dhe të shkatërruara nga lufta. Kështu thuhet në një raport të publikuar nga Fondi Monetar (FMN).
Banka Botërore çdo vit rishikon një listë të vendeve të klasifikuara si shtete të brishta dhe të prekura nga konflikti, nga të cilat aktualisht janë 39 dhe 21 janë në Afrikë. Raporti i së mërkurës mbulon të 61 vendet që kanë qenë në listë që nga viti 2006, raportojnë mediat e huaja.
Ndryshimet klimatike përkeqësojnë trazirat ekzistuese, të vendeve të brishta që vuajnë nga lufta dhe konfliktet e përgjakshme, të tilla si uria dhe varfëria.
Vdekjet nga konfliktet si pjesë e popullsisë mund të rriten me afër 10% në vendet e brishta deri në vitin 2060, tha FMN, duke shtuar se ndryshimi i klimës mund të shtyjë edhe 50 milionë njerëz të tjerë në shtetet e brishta në uri deri në vitin 2060.
Udhëheqësit afrikanë kanë thënë se vendet më të pasura duhet të ofrojnë më shumë para për t'i ndihmuar ata të përshtaten me ndryshimet klimatike dhe kalimin në energji më të gjelbër, duke pasur parasysh se shumica e vendeve afrikane kanë prodhuar një pjesë relativisht të vogël të emetimeve që shkaktojnë ngrohjen globale.
Ata pritet të përpiqen të arrijnë një pozicion të unifikuar negociues për klimën në Samitin Afrikan të Klimës nga 4-6 shtator, përpara samitit të klimës COP28 të OKB-së në Emiratet e Bashkuara Arabe që fillon në fund të nëntorit.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.3%
-
Të gabuar
56.1%
-
Nuk e di
13.5%
Vota total: 155
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FMN apel Bankës Qendrore: Kujdes me kreditimin e pasurive të paluajtshme! Eksperti: Krizat më të mëdha nisin nga ‘flluskat’ në këtë sektor
7 Dhjetor 2024, 16:19
-
Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike
24 Nëntor 2024, 15:33
-
Parapagimi i tatimit nga profesionet e lira, Malaj: Brenda dhjetorit do kthehen shumat e paguara
21 Nëntor 2024, 15:36
-
FMN i kërkon Bankës së Shqipërisë të ruaj regjim të lirë të kursit të këmbimit! Sejko: Familjet e bizneset në gjendje të mirë financiare
14 Nëntor 2024, 14:01
-
2024 pritet të jetë viti më i nxehtë në histori
10 Nëntor 2024, 20:12
-
Sejko në Uashington, takim me shefin e FMN-së për Shqipërinë: Inflacioni është në nivelet më të ulëta
26 Tetor 2024, 10:03
-
FMN optimiste: Ekonomia e Shqipërisë rritet me 3.3% këtë vit! Turizmi e ndërtimi ‘motorët’ kryesorë
24 Tetor 2024, 10:17
-
Maqedoni e Veriut/ Guvernatori Gent Sejko paralajmëron: Ndryshime klimatike sfidë serioze për bankat dhe ekonominë
1 Tetor 2024, 20:35
-
FMN: Përparoni në reformat për PPP-të! Inflacioni pritet të kthehet në objektivin prej 3%
15 Korrik 2024, 17:23
-
Mete takon shefen e FMN-së: Strategjia Afatmesme e Mbledhjes së të Ardhurave drejt finalizimit! Së shpejti në konsultim publik
12 Korrik 2024, 11:18
-
“Veç vullkan nuk kemi pasur!” Në Krujë ndryshimet klimatike shtuan zjarret e përmbytjet
22 Qershor 2024, 15:46
-
FMN: Moscenimi i pavarësisë së BSH është vendimtar për ruajtjen e stabilitetit financiar
7 Qershor 2024, 11:40