FMN në BSH, Ilahi: Qeveria të
presë hetimet për të marrë vendim

FMN në BSH, Ilahi: Qeveria të<br />presë hetimet për të marrë vendim
TIRANE- Qeveria shqiptare duhet të ndërhyjë pas ngjarjes së rëndë të vjedhjes së 713 milionë lekëvë ne departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë. Por, për të përcaktuar saktë përgjegjësitë, ajo duhet të presë përfundimin e hetimeve nga organet e Akuzës. Kjo ka qenë këshilla qëështë dhënë për autoritetet zyrtare nga misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, që aktualisht po viziton Tiranën.

Paradite, misioni i FMN, i kryesuar nga drejtori për Shqipërinë Nadeem Ilahi, është takuar me drejtuesit e lartë të BSH dhe guvernatorin Fullani. Kjo është një vizitë rutinë, që zhvillohet, sipas marrëveshjes me qeverinë shqiptare, një herë në tre muaj për të analizuar mbarëvajtjen e ekonomisë shqiptare. Por këtë herë në BSH Fondi nuk ka mundur të shmangë edhe informacionin për ngjarjen skandaloze, si dhe reagimin e organeve drejtuese të BSH apo impaktin e mundshëm mbi sistemin bankar të vjedhjes së kryer.

Ilahi tha për median se “shpresojmë që autoritetet të ndërhyjnë dhe të marrin masat përkatëse, bazuar në përfundimet e hetimeve. Praktikisht, në këtë stad është shumë e vështirë të hedhësh fajin mbi dikë për këtë çështje”. “Ne mendojme se qeveria dhe të tjerët duhet të presin që të plotësohen hetimet penale për të kuptuar se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe vetëm atëhere mund të merret një vendim për të ardhmen. Kjo vlen edhe për qendrimin ndaj drejtuesve të Bankës”, shtoi ai.

Opinioni i FMN është që, derisa ekziston njëligj për Bankën e Shqipërisë, i cili kaluar nëParlament pak vite më parë, kërkesa për të hequr drejtuesit e Bankës duhet të trajtohet nëpërputhje me atë çfarë thotë ligji. Në këtë mënyrë do të jemi të sigurt se besueshmëria e institucionit është ruajtur, sipas shefit të misionit.

Gjithsesi, zyrtari i Fondit Monetar rezervoi të drejtën që të shprehet në mënyrë më të plotë për ngjarjen pak ditë më vonë, më 8 shtator, kur do të ketë edhe një konferencë shtypi të përbashkët me ministrin e Financave Shkëlqim Cani dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani lidhur me situatën makroekonomike dhe performancën e sektorëve të ndryshëm shtetërorë në trajtimin e saj. Megjithatë, edhe dje, përfaqësuesit e institucionit financiar ndërkombëtar theksuan se, sipas opinionit të krijuar tashmë prej tyre, fjala është për një çështje kriminale, e cila po hetohet ngë Prokuroria.

Hetimet, sipas tyre, do të nxjerrin në pah përgjegjësinë e secilit punonjës e drejtues të Bankës së Shqipërisë, duke dhënë mundësinë që edhe Ekzekutivi apo mazhoiranca parlamentare, në përputhje me ligjin ekzistues, të veprojë për të ndëshkuar apo ndryshuar nëpunësit e shtetit në të gjitha nivelet e mundshme.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

A do të arrestohej Netanjahu po të shkonte në Gjermani?

A do të arrestohej Netanjahu po të shkonte në Gjermani?