TIRANE- Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ndodhet sot në Tiranë për të zhvilluar takime me përfaqësuesit e financave shqiptare. Rreth orës 10:00 ka filluar takimi me dyer të mbyllura në Ministrinë e Financave, ndërsa takime pritet të zhvillohen edhe në Bankën e Shqipërisë. Situata ekonomike në vend, reformat fiskale, si dhe ajo çfarë parashikohet të ndodhë në gjashtë muajt e fundit të vitit do të jenë në qendër të punës së anëtarëve të delegacionit. Burimet thanë se kjo është një vizitë e programuar dhe nuk ka lidhje me zhvillimet në bankën e Shqipërisë.
/Shqiptarja.com











