Ekonomia e Shqipërisë po performon pozitivisht. Vlerësimi i fundit vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ku në raportin e vjeshtës për ekonominë globale ka rishikuar me rritje projeksionet për vitin 2024, duke vlerësuar se ekonomia do të rritet me 3.3% nga 3.1% që ishte vlerësimi i kaluar.
Ecuria pozitive sipas FMN do të vijojë edhe vitin e ardhshëm edhe pse në vlera të ulëta, pasi pritet që ekonomia të rritet me 3.4% në 2025-ën. Motorët kryesorë të rritjes ekonomike mbeten turizmi dhe ndërtimi, fakt ky i konfirmuar edhe nga INSTAT, ku rezultonte se ishin fushat me peshën më të madhe në rritjen ekonomike në gjashtëmujorin e parë të vitit, kur PBB-ja u rrit me afro 4%.
Në vlerësimin që i është bërë ekonomive të Ballkanit Perëndimor nga FMN, rritjen më të lartë thuhet se do e ketë Serbia për këtë vit me 3.9%, ndjekur nga Kosova me 3.8%, Mali i Zi me 3.7% më pas është Shqipëria, për të vijuar me Maqedoninë e Veriut me 2.2% dhe në fund Bosnjë Hercegovina me rritje vetëm 1.6%.
Ky parashikim i FMN është thuajse në të njëjtën linjë edhe me vlerësimin e fundit të bërë nga Banka Botërore, në një raport për vendet e Ballkanit, ku thuhej se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.3% këtë vit, e ndikuar kryesisht nga turizmi dhe ndërtimi, ndërsa në vitin që vjen do arrij në 3.4%. Ndërsa qeveria pret që ekonomia të rritet në vlerat 3.8%-4%.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 916
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve gjermanë
13 Mars, 12:33
-
Hotelet nuk deklarojnë turistët/ Qeveria cakton referencën, në pranverë-verë shfrytëzimi minimal 65% i kapacitetit, vjeshtë-dimër jo më pak se 30%
12 Mars, 18:42
-
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, raporti: Shqiptarët, më 'dembelët' në rajon
11 Mars, 08:13
-
Fondacioni Europian i Trajnimeve: Varfëria të lë të paditur, 82% e nxënësve në disavantazh ekonomik të dobët
10 Mars, 08:31
-
Nisin rezervimet për sezonin veror në Vlorë, kryesojnë të huajt! Shqiptarët interes për Spanjën e Portugalinë
9 Mars, 13:18
-
Tabaku: Modeli ekonomik i qeverisë ndihmon pakicën dhe dëmton shumicën
9 Mars, 10:42
-
Rruga e re Shëngjin–Velipojë drejt përfundimit! PAMJET ME DRON
9 Mars, 08:23
-
Linda Rama e ftuar në Samitin 'Forbes' në Abu Dhabi: Shqipëria ia ka dalë të ulet në tryezën e negociatave të BE, jemi vendi me rritjen më të madhe të turizmit në Europë (FOTO)
8 Mars, 16:37
-
Jorida Tabaku: Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon, vetëm 2,47 euro për orë! Ja zgjidhja urgjente që propozon PD-ja (VIDEO)
6 Mars, 15:18
-
Shqipëria turistike, Zana Çela për Report TV: Panairi i Berlinit zgjedhja e duhur, 50 biznese firmosën marrëveshje për 3 vitet e ardhshme
6 Mars, 15:02
-
Media zvicerane ”Blick”: Shqipëria në kulm turistik
6 Mars, 08:37
-
Fatos Çoçoli: Pse shtohen eksportet bujqësore?
5 Mars, 19:55