Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se Shqipëria është nëj ndër vendet me rritjen më të lartë ekonomike në Europë. Anke Weber, drejtuesja e misionit të FMN-së në Tiranë nënvizoi se FMN parashikon një rritje të PBB prej 3.6% në vitin 2026, e nxitur nga shpenzimet e qëndrueshme të konsumatorëve, investimet dhe turizmi, sektor që mbetet një nga motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik.
FMN vlerëson progresin fiskal, por inkurajon rritjen e të ardhurave tatimore dhe përparimin e reformës së taksës së pronës, si dy shtylla të rëndësishme për forcimin e financave publike.
“Shqipëria vazhdon të shquhet si një prej ekonomive në rritjen më të shpejtë në Europë, parashikojmë rritje të PBB me 3.6% në 2026, nxitur nga kërkesa e fuqisë e brendshme dhe sektori i fortë i turizmit. Politikat fiskale kanë ulur borxhin publik, ndërsa politika monetare ka ndihmuar që inflacioni të ulet nën objektiv. Norma e papunësisë ka arritur nivelet të ulëta historike, por mbeten disa sfida. FMN inkurajon të rriten të ardhurat tatimore dhe çuarjen përpara të taksës së pronave.
Ne jemi të vetëdijshëm për rreziqet që kërkojnë vëmendje nga afër. Është parë rritje e fortë në huadhënien bankare, edhe pjesa e valutës duhet të menaxhohet me kujdes. Duhet të ketë bashkëpunim mes institucioneve dhe një qeverie të fortë, do të mbeten thelbësore”, tha Weber.
FMN vuri në dukje se produktiviteti mbetet i ulët, ndërsa tregu i punës po ndikohet nga emigrimi. Për të mbështetur zhvillimin afatgjatë, Weber tha se duhen reforma gjithëpërfshirëse në kapitalin njerëzor, sundimin e ligjit dhe klimën e biznesit, të cilat janë të domosdoshme për të avancuar agjendën e integrimit europian.
“Produktiviteti mbetet i ulët, ndërsa krahu i punës është ulur nga emigrimi. Kufizimet e kapaciteteve administrative vazhdojnë të paraqesin pengesa për bizneset. Do duhen reforma gjithëpërfshirëse në kapitalin njerëzor, sundimin e ligjit dhe rregullat e biznesit për të çuar para axhendën e integrimit. FMN mbetet e përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në këtë rrugëtim. Do punojmë me autoritet për të nxitur stabilitetin makroekonomi dhe standarde më të larta jetese”, tha ajo.
Lajmi kryesor:
FMN: Kujdes me ‘Paqen fiskale’, minon progresin me të ardhurat! Malaj: Ekonomia u rrit me 3.6% në 6 muajt e parë të vitit









