Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar që prej disa ditësh ndodhet në Tiranë është takuar me kreun e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko për të diskutuar mbi gjendjen e sektorit financiar në vendin tonë. Burime nga institucioni mbikëqyrës bankar bëjnë me dije se në fokus të takimit kanë qenë çështje të lidhura me zhvillimet makroekonomike, parashikimet për rritjen ekonomike, politika monetare e ndërmarrë nga BSH, konsolidimi fiskal që po ndërmerr qeveria dhe që synon uljen e borxhit, kreditimi, ulja e nivelit të huave me probleme, zhvillimet në sistemin bankar dhe nismën e fundit të Bankës Qendrore, atë të deuroizimit.

Misioni i rradhës i FMN-së ka mbërritur në Tiranë më datë 7 mars dhe axhenda parashikon takime deri më 20 mars.

Bisedimet me qeverinë këtë herë nuk do të jenë të lehta, për faktin se FMN qartazi është shprehur kundër koncesioneve, duke i kërkuar kryeministrit Rama që të ndërpresë përkohësisht programin 1 miliard euro të Partneritetit Publik Privat.

Ndërkohë që qeveria mbetet e vendosur të vijojë në rrugën e saj të PPP-ve, duke qenë se bashkëpunimi me Fondin tashmë është në terma këshillimi dhe jo detyrues.

s.k/Shqiptarja.com