FMN zbarkon sërish në Tiranë,
drejt një marrëveshjeje të re?

FMN zbarkon sërish në Tiranë,<br />drejt një marrëveshjeje të re?
Qeveria Rama 2 duket se po përgatitet të shohë një rinovim të marrëveshjes, tashmë të ndërprerë, me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Në Tiranë kanë mbërritur tashmë dy ekipe të FMN, të cilat duket se do të diskutojnë jo vetëm lidhur me performancën aktuale të ekonomisë shqiptare, si dhe për rezultatet e kushteve që kishte vënë fillimisht ky institucion financiar ndërkombëtar për dhënien e një kredie të butë në masën totale prej mbi 330 milionë eurosh në tre vjet.

Qeveria Rama 1 ka zbatuar gati të gjitha kushtet e vëna në paketën e parë të tyre, ndërkohë që një paketë e dytë, që pasqyronte masa më drastike në fushën fiskale, të tilla si taksimi i banesave, tokave bujqësore, trojeve, etj, u la për më vonë.

Përtëritja e një marrëveshjeje mes FMN dhe shtetit shqiptar është përmendur që para zgjedhjeve parlamentare në një fjalim të ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Por, qeveria e re duket se është treguar e kujdesshme që të kalojë fillimisht në Kuvend programin e saj të ri, para se të vijnë përfaqësuesit e Fondit në Shqipëri.

Kështu që, tanimë programi ekonomiko-financiar është miratuar për katër vjet dhe FMN me ekspertët e tij vetëm sa do të japë sugjerime për më pas. Kështu psh, vështirë se Fondi do të ishte dakord me masën e miratuar tashmë të uljes së ndjeshme të taksimit për dividendët.
Nga ana e vet, FMN është shprehur i gatshëm gjithnjë për të bashkëpunuar me qeverinë që do të dilte nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Në mandatin e kaluar, problemi më i madh që dilte para qeverisë Rama ishte ai i likuidimit të afro 700 milionë dollarëve detyrime të prapambetura të shtetit ndaj privatëve, që kredia e FMN-së ndihmoi për t’i shlyer. Tanimë problem i madh del vijimi i projekteve të rëndësishme, kryesisht në infrastrukturë, realizimi i të cilëve gjatë katër viteve të fundit pati një rënie të ndjeshme.

Por, për të përfituar nga paratë e Fondit Monetar, qeverisë do t’i duhej të ndërmerrte edhe masa në fushën e taksave, që do të rezultonin jopopuliste. Kështu që fati i një marrëveshjeje dypalëshe do të përcaktohej nga balanca e nevojave për të rigjallëruar performancën ekonomike të vendit dhe pasojave politike të masave fiskale më të rënda. Por, në kushtet kur dy nga investimet e fundit të mëdha, si TAP dhe HEC-et e Devollit, po shkojnë drejt përfundimit, dhe në horizont nuk duken investime masive të huaja, qeveria edhe mund të rrezikonte në drejtim të shtrëngimit të presionit fiskal.      


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS