FMN zbret në terren, takime
dhe me përfaqësues të BSH-së

Ekspertët e FMN-së kanë zbritur në terren ndërsa do të monitorojnë situatën ekonomikë të Shqipërisë.  Misioni i radhës i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka turin e takimeve me përfaqësues të Ministrinë e Financave, Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Tatimeve, Doganave, INSTAT-it, etj.
 
Ky mision i ekspertëve të FMN-së vijnë në një kohë kur ka dalë në dritë skandali i vjedhjes në institucionin më të lartë financiar.
 
Takimet me përfaqësues të ndryshëm, mes tyre dhe nga BSH-ja, do të zhvillohen në periudhën 26 gusht – 8 shtator. Në fokus do të jenë: situata makroekonomike, zhvillimet dhe prospektivat, të dhënat rreth rritjes ekonomike, inflacioni,  performanca e të ardhurave, ecuria e taksave,    shlyerja e detyrimeve të prapambetura,   reformat në sektorët e energjisë, pensioneve, investimet e huaja, remitancat; niveli aktual i borxhit dhe planet për vitet e ardhshme; Buxheti i shtetit, shpenzimet, tavanet, investimet;    etj.
 
Vizita e FMN-së është pjesë e memorandumit të bashkëpunimit dhe marrëveshjes 3-vjeçare, me vlerë rreth 331 milionë euro.
 
 
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)



 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin