FMTK: Linja e interkonjeskionit 
dëmton zonën arkeologjike,MK të reagojë 

FMTK: Linja e interkonjeskionit <br />dëmton zonën arkeologjike,MK të reagojë 
TIRANË - Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka raguar në lidhje me linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, që do të kalojë përgjatë luginës së Drinit, të cilat sipas tyre prekin një zonë arkeologjike 1500 vjeçare të njohur si Qyteterimi Arbëror i Komanit.
 
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ndërsa i kërkon Ministrisë së Kulturës që të rishikojë këtë vendim të nxituar sipas saj, ngre shqetësimin, se në këtë mbledhje të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë nuk kanë marrë pjesë anëtarët arkeologë më në zë të këtij institucioni, duke mos u dhënë argumentat e duhura, historike e kulturore për mbrojtjen e këtij vendbanimi të lashtë.
 
“Si rrjedhojë, argumenti i ofruar ditët e fundit publikisht nga Ministria e Kulturës se janë vetë arkeologët që po lejojnë kalimin e linjave të tensionit të lartë në këtë zonë të mbrojtur, nuk përbën një alibi për dëmtimet që mund t’i shkaktohen nesër një zone të tillë të rëndësishme arkeologjike. Forumi denoncon gjithashtu faktin që Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë ka marrë këtë vendim pa u kryer më parë shpallja e zonës së mbrojtur arkeologjike, një detyrim i domosdoshëm ligjor.”- thuhet në reagimin e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Reagimi i plotë i Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore 
Qyteterimi Arberor i Komanit rrezikon sot të dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme. Vendbanimi që i dha emrin një kulture të tërë mesjetare të Ballkanit Perëndimor, do të përshkohet nga linja e interkonjeksionit të tensionit të lartë, që do të kalojë përgjatë luginës së Drinit. Katër shtylla (AP17-AP20) do të vendosen thellë luginës në Koman, poshtë, në mes e paralel me kodrën e sitit arkeologjik. Vendimi i marrë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, i datës 12.12.2014, me nr. 367, nuk mori absolutisht parasysh kërkesën e Misionit arkeologjik drejtuar këtij Këshilli, për zhvendosjen e këtij segmenti prej katër shtyllash.
 
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, i kërkon Ministrisë së Kulturës që të rishikojë këtë vendim të nxituar. Forumi ngre shqetësimin, se në këtë mbledhje të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë nuk kanë marrë pjesë anëtarët arkeologë më në zë të këtij institucioni, duke mos u dhënë argumentat e duhura, historike e kulturore për mbrojtjen e këtij vendbanimi të lashtë. Si rrjedhojë, argumenti i ofruar ditët e fundit publikisht nga Ministria e Kulturës se janë vetë arkeologët që po lejojnë kalimin e linjave të tensionit të lartë në këtë zonë të mbrojtur, nuk përbën një alibi për dëmtimet që mund t’i shkaktohen nesër një zone të tillë të rëndësishme arkeologjike. Forumi denoncon gjithashtu faktin që Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë ka marrë këtë vendim pa u kryer më parë shpallja e zonës së mbrojtur arkeologjike, një detyrim i domosdoshëm ligjor.
 
Potenciali i madh arkeologjik (1500 vjet histori), ka bërë që prej 7 vjetësh vendbanimi i Komanit të gërmohet e studiohet nga një program afatgjatë kërkimesh arkeologjike.
Ekipi prej 20 specialistësh e studentësh nga gjithë Europa, e kanë kthyer Komanin në qendrën e studimeve arkeologjike mesjetare për Ballkanin Perëndimor.
 
Zbulimet përbëjnë një fond të jashtëzakonshëm për krijimin e një muzeu mesjetar, ndriçues në rajon. Janë zbuluar banesa, furra, punishte prodhimi metali e qelqi, gjashtë kisha deri tani në vendbanim dhe shtatë të tjera përreth, me ndikim të fortë perëndimor. Komani është qendër peshkopale, e populluar shumë dendur gjatë gjithë Mesjetës e më tej (shek. VI-XVI) ku numri i varreve të gërmuara deri më tani, ka arritur në 500.
 
Komani përfaqëson sot, Mesjetën shqiptare në Europë. Eshtë prezantuar në shumë vende, qendra studimore, universitete dhe jehona më e fundit dhe e rëndësishmja, iu bë në Akademinë Franceze të Letrave, në janar të 2013. Vitaliteti arkeologjik me të cilin përfaqësohet Shqipëria e Veriut, në modelin europian të formimit të shoqërive mesjetare, përbën një hallkë lidhëse të larmishme midis Perëndimit dhe Lindjes.
 
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore sheh me shqetësim faktin se nëse zbatohet vendimi i marrë nga KKA, për vendosjen e segmentit prej katër shtyllash të linjës së tensionit të lartë mbi zonën B të vendbanimit, e gjithë kjo pasuri do të shkatërrohet në mënyrë të pakthyeshme. Kjo do të përbënte një skandal të paprecedentë në trashëgiminë kulturore kombëtare. Komani i ka kapërcyer përmasat kombëtare që në shekullin e XIX. Komani i përket Europës dhe të ndihemi fatlumë që e kemi.
 
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore i kërkon me forcë Ministrisë së Kulturës të rishikojë vendimin e marrë nëpërmjet Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, me qëllim ruajtjen e integritetit historik të vendbanimit mesjetar të Komanit.
  
Më poshtë do të keni një pasqyrë më të detajuar se çfarë përfaqëson kjo zonë për vlerat historike, kulturore dhe të trashëgimnisë të historisë shqiptare.
 
Përmbledhje e historikut të Komanit 
KOMANI (DALMACIA E LASHTE) vendbanimi mitik iliro-shqiptar, i kalon të 80 ha, pra dhjetra herë sipërfaqen e zonës arkeologjike të vënë në mbrojtje nga Shteti Shqipëtar në vitet 70 të shek. XX “varrezat e lashta të Komanit dhe kalaja e Dalmaces”. Komani ndërtohet mbi një gjeografi komplekse, që kontrollon gjithë luginën e Drinit: Sardën, Gajtanin, Danjën e deri në Shkodër. U vizitua, gërmua, studiua nga gjithë dijetarët e huaj që vizituan Shqipërinë gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX (Ippen, Hahn, Nopscha, Degrand, Ugolini), nga priftërinjtë françeskanë e jezuit dhe pastaj nga arkeologët shqiptarë në vitet ‘60 e ‘80 (Spahiu, Anamali, Prendi). Me dhjetëra janë studiuesit e huaj, të cilët trajtojnë aktualisht QYTETERIMIN E KOMANIT (Korosec, Popovic, Jankovic, Boëden, Garam, Daim, Curta, Buchet).
Një nga koleksionet e kulturave të huaja, ekspozuar në Muzeun e Arkeologjisë Nacionale në Saint Germain en Laye të Parisit, përfaqësohet me objekte të varrezës së Komanit. Komani ishte për Europën e shek. XIX-XX, vendbanimi më i shquar i Mesjetës në Adriatikun lindor, që u identifikua me shqiptarët e hershëm. QYTETERIMI I KOMANIT mësohet në tekstet shkollore të historisë në vendet e Ballkanit e më gjerë: Kroaci, Hungari, Serbi, Maqedoni, Greqi e sigurisht Shqipëri.
 
Potenciali i madh arkeologjik (1500 vjet histori), ka bërë që prej 7 vjetësh vendbanimi i Komanit të gërmohet e studiohet nga një program afatgjatë kërkimesh arkeologjike. Investohet shkencërisht dhe financiarisht nga institucionet më të shquara kërkimore-shkencore të Shqipërisë (Instituti Arkeologjik i Qendrës së Studimeve Albanologjike, DRKK Shkodër, DRKK Durrës, DRKK Korçë) dhe të Francës (Komisioni i gërmimeve të Ministrisë së Jashtme franceze, Shkolla franceze e Romës, Qëndra Nacionale e Kërkimeve Shkencore, Labex RESMED, Instituti i Studimeve Demografike, INRAP dhe DAPCAD), në bashkëpunim me institucione të vendeve të tjera.
 
Ekipi prej 20 specialistësh e studentësh nga gjithë Europa, e kanë kthyer Komanin në qendrën e studimeve arkeologjike mesjetare për Ballkanin Perëndimor. Zhvillohen gërmime të përvitshme, konferenca, shkolla doktorale ndërkombëtare në Koman. Botohen çdo vit zbulimet në organet shkencore (Iliria e MEFREM), restaurohen strukturat në vend dhe objektet e jashtëzakonshme (armë, paisje veshje, bizhuteri, vegla pune), me të cilat u organizua ekspozita në Muzeun Historik Kombëtar, me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë.
Zbulimet përbëjnë një fond të jashtëzakonshëm për krijimin e një muzeu mesjetar, ndriçues në rajon. Janë zbuluar banesa, furra, punishte prodhimi metali e qelqi, gjashë kisha deri tani në vendbanim dhe shtatë të tjera përreth, me ndikim të fortë perëndimor. Komani është qendër peshkopale, e populluar shumë dendur gjatë gjithë Mesjetës e më tej (shek. VI-XVI) ku numri i varreve të gërmuara deri më tani, ka arritur në 500.
 
Komani përfaqëson sot, Mesjetën shqiptare në Europë. Eshtë prezantuar në shumë vende, qendra studimore, universitete dhe jehona më e fundit dhe e rëndësishmja, iu bë në Akademinë Franceze të Letrave, në janar të 2013. Vitaliteti arkeologjik me të cilin përfaqësohet Shqipëria e Veriut, në modelin europian të formimit të shoqërive mesjetare, përbën një hallkë lidhëse të larmishme midis Perëndimit dhe Lindjes. Në kuadrin e jehonës në Europë, në prill të 2016 e 2017 janë planifikuar dy ekspozita të mëdha në Francë (Saint Germain en Laye dhe në Douai), përmasat e të cilave do të ilustrojnë madhështinë e Qytetërimit Arbëror.
 
Për pasurinë multi-dimensionale (arkeologjike, etnografike, natyrore e industriale) vendbanimi i Komanit përbën një pasuri të pazëvendësueshme, park kombëtar të së ardhmes. Eshtë një tërheqje e padiskutueshme për gjithë vizitorët e veriut shqiptar. Nuk ndodh të hyjë turist në Shqipërinë e veriut, e të mos vizitojë luginën e Drinit, ndërkohë që vizita e vendbanimit të Koman-Dalmace, mbetet një desideratum.
 
Por nëse do të zbatohet vendimi i marrë nga KKA, për vendosjen e segmentit prej katër shtyllash të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, mbi zonën B të vendbanimit, e gjithë kjo pasuri do të shkatërrohet në mënyrë të pakthyeshme. Kjo do të përbënte një skandal pa preçedentë në trashëgiminë kulturore kombëtare. Komani i ka kapërcyer përmasat kombëtare që në shekullin e XIX. Komani i përket Europës dhe të ndihemi fatlumë që e kemi.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Zbardhet pas 25 vitesh vrasja e prostitutës rumune, prokuroria belge njofton arrestimin e 51-vjeçarit shqiptar

Zbardhet pas 25 vitesh vrasja e prostitutës rumune, prokuroria belge njofton arrestimin e 51-vjeçarit shqiptar