Artan Grubi 'në listën e zezë' të SHBA-së, kërkohet largimi nga Universiteti i Tetovës! Argita Berisha me 'nongrata' pedagoge në Universitetin e Tiranës

Artan Grubi 'në listën e zezë' të SHBA-së, kërkohet largimi nga Universiteti i Tetovës! Argita Berisha me 'nongrata' pedagoge në Universitetin e Tiranës

Artan Grubi dhe Argita Malltezi

Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) kërkon largimin nga auditorët e Universitetit të Tetovës të ish-zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Kërkesa e forumit vjen pas përfshirjes së Grubit në listën "Non Grata" të SHBA-së.

Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, u detyrua të tërhiqej nga çdo funksion shtetëror dhe politik. Tani i kërkohet të mos ligjërojë më në universitet. Sipas Forumit për Ndryshime në Arsim, Artan Grubi ka shkelur çdo parim të ndershmërisë dhe prezenca e tij në radhët e profesorëve komprometon vlerat themelore të integritetit akademik.

Një kërkesë që nuk erdhi kurrë nga forumet shqiptare apo institucionet që drejtojnë arsimin në Shqipëri për Argita Berisha e cila edhe pse me “non grata” nga SHBA, për korrupsion e pengim drejtësie, vazhdon profesoreshë në Fakultetin e Drejtësisë.  Në faqen zyrtare të Universitetit të Tiranës evidentohet që vajza e ish kryeministrit Berisha vijon të jetë pjesë e stafit akademik të fakultetit të Drejtësisë. Të paktën deri në datën 28 maj 2024, data e fundit e përditësimit të kësaj faqe ajo rezulton pedagoge e Fakultetit të Drejtësisë në këtë Universitet. 

Ndërkohë për studentët e vitit të katërt të këtij fakulteti të cilët duhej të merrnin leksione nga Malltezi për lëndën ‘E drejta e Shoqërive Tregtare” thonë se ajo nuk u ka dhënë asnjëherë leksion këtë vit dhe se lëndën e japin pedagogë të tjerë. Ndërkohë vjet ajo ka dhënë leksione normalisht në këtë universitet. 

 Në muajin maj 2022, në mbështetje të vendimit të DASH, një grup studentësh i bënë kërkesë- proteste Dekanatit, për të larguar Argita Berishën nga dhënia e leksioneve por Argita Malltezi vijoi dhënien e leksioneve. E konfirmojnë dhe studentët e vitit të kaluar të cilët thonë se kanë marrë leksione nga Malltezi.  

 


Profili i Argita Malltezit në Universitetin e Tiranës

 

 

Faqja e ëeb e Departamentit të së Drejtës Civile

 

Kërkesa për Grubin

Forumi për Ndryshime në Arsim në Maqedoninë e Veriut vlerëson se me ligjërues si Artan Grubi, mesazhi që u dërgohet studentëve është se ata mund të jenë të suksesshëm vetëm nëse shkelin mbi çdo vlerë.

“Arsyeja pse Artan Grubit nuk duhet t’i riaktivizohet pozita si profesor në drejtimin gazetari në UT është sepse vlerat e tij si profesor dhe integriteti i tij amerikan janë të komprometuar për vet faktin se gjendet në listën e zezë amerikane për korrupsion të theksuar dhe përzierje në gjyqësor. Ai nuk mund të jetë shembull për studentët dhe s’mund të ligjërojë përveçse përhapjes se si bëhet korrupsion në vend”, tha Blendi Hodai, kryetar i Forumit për Ndryshime në Arsim.

Nga Forumi për Ndryshime në Arsim thonë se Grubi është në proces të marrjes së titullit docent në fakultetin juridik, drejtimi gazetari. Ata kërkojnë që UT-ja t’ia refuzojë këtë kërkesë.

“Ka kërkuar, ka filluar procesin për avancim në thirrjen akademike docent, e njëjta nuk duhet t’i procesohet dhe t’i pranohet për faktin se do të vendoset një precedent shumë negativ në të ardhmen për institucionet arsimore pasi do t’u bëjmë me dije studentëve dhe të rinjve në vend që mundemi të kemi sukses në vend, vetëm nëse mund t’i korruptojmë gjykatësit e prokurorët dhe nëpërmjet ryshfetit mund t’i arrini të gjitha qëllimet që keni në jetë. Ri-inkuadrimi i tij në UT do t’i demotivojë studentët dhe do ta normalizojë sjelljen korruptive të një personi, konkretisht Artan Grubit, në shoqërinë tonë”, shtoi Blendi Hodai, kryetar i Forumit për Ndryshime në Arsim.

Të njëjtën kërkesë si të studentëve e kanë edhe partitë shqiptare në pushtet. Nga VLEN thonë se Universiteti i Tetovës, i ndërtuar me sakrificën e popullit shqiptar, duhet ta mbajë larg Artan Grubin, pasi ai ka keqpërdorur pozitën e tij nga shërbyes publik dhe është shndërruar në shërbyes të Sasho Mijallkovit.

“Hija e Ali Ahmetit, Artan Grubi, tani i shpallur nga Departamenti Amerikan i Shtetit si person i përfshirë në korrupsion për ta shpëtuar Sasho Mijallkovin, nuk ka vend në mesin e studentëve. Studentët janë e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi. Ata kanë të drejtë të edukohen dhe të formohen nga figura që janë shembuj të ndershmërisë, profesionalizmit dhe integritetit. Bedeli i Ali Ahmetit, Artan Grubi, nuk mund të jetë një udhërrëfyes për të rinjtë e këtij vendi”, thonë nga VLEN.  Në reagimin e tyre, partitë shqiptare në pushtet thonë se personazhi i fundit në listën e zezë, Artan Grubi, nuk mund të amnistohet me një status në Facebook ku thotë se tërhiqet nga jeta publike. Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të hënën se i ka futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, si dhe gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Enver Behxheti, për shkak të përfshirjes në “korrupsion të madh”.

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pali: 16/12/2024 14:55

    MEK apo organizata e muxhahedineve iranian qe tashme jetojne "grata" ne Shqiperi, jane non grata ne Iran dhe Irak. Porse nga 1997 ne 2013 ishin non grata si organizate terroriste ne SHBA UK, dhe EU. Pra varet kush qeveris: Klinton apo Bush! Ata madje nxoren edhe Gadaf hero te demokracise! Mjeti ne duar Sekretarit te Shtetit ne SHBA te "designate" te huajt edhe pa kerkese per te hyre ne SHBA eshte fantastik! Kur nuk ben pune "kulaci" permes pranive diplomatike, apo informative presionit e shantazhit te tyre ne terren, ato i shkruajne nke raport Sekretarit ku e lùsin aman "designoje" se nuk po na degjon. Ne ane tjeter, dekoratat u varin spiuneve ose skutheve te tyre neper vemdet e botes se katert-si ajo e Dumanit kur rreshtohej krah Burundit dhe Askundit...

    Përgjigju
  • dori: 16/12/2024 14:35

    E shikoni sa larg qytetarisë jem,këtu familja non grata udhëheq opozitën dhe kërkon pushtetin që të vendosi një kryeministër anti Amerik.

    Përgjigju
  • Gjergj: 16/12/2024 13:03

    Mungesa totale e njè kompasi vlerash morale qè orientojnè jo vetèm institucionet por edhe individin kah higjenès sè nevojshme shoqèrore pèr njè rrugètim nè dinjitet europian, bèn qè aktualiteti politik dhe institucional shqiptar sot, tè dèrgojè mesazhin tek qytetari dhe gjithè ata qè duan ta shohèn,,,se bashkèjetesa me NONGRATA minues tè demokracisè, qènkèsh jo vetèm e tolerueshme por as qè shtyn dikè nè kètè vènd, tè ketè dyshime apo vrarje ndèrgjegjeje pèr njè mosreagim tè tillè. Argita Berisha, shantazhon nè televizionin e familjes (ngritur me rrogat e djersès sè ballit natyrisht) edhe drejtèsinè shqiptare, qè nè vetvete pèrbèn njè krim. Mosreagime nga fakultetet, pasojnè pazaret e ndyra tè kryeministrit me NONGRATÈN, pèr kodin zgjedhor, qè nè vetvete pèrbèn njè garanci pèr mbijetesè tè sè keqes. Nè Shqipèri, akoma nuk kemi njè qeveri nè detyrè, qè tè mèshirojè idealin e shèrbimit ndaj qytetarit. Nè vènd tè saj, kemi bajraktarizmin dhe mitmarrjen si shtyllat mbajtèse tè qènies nè pushtet. Kjo èshtè arsyeja pèrse askush nuk reagon nè rastin e Argita Berishès.!!!

    Përgjigju
  • Dndnd: 16/12/2024 11:51

    Gruan ia kane hequr nga puna?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kanosi dhe goditi me grusht punonjësin e Policisë Bashkiake, arrestohet autori

Shkodër/ Kanosi dhe goditi me grusht punonjësin e Policisë Bashkiake, arrestohet autori