FNSH në Elbasan,27 të ndaluar
në kërkim djali i biznesmenit

FNSH në Elbasan,27 të ndaluar<br />në kërkim djali i biznesmenit
Një aksion i gjerë ka nisur prej mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit, ku janë përfshirë Policia e Tiranës, ajo e Elbasanit dhe FNSH.

Nga qyteti i Elbasanit, ku ndodhet prej mëngjesit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka zbardhur detaje të aksionit të policisë.

Çako tha se është identifikuar personi, që tri ditë më parë goditi mjetin e zyrtarit të lartë të policisë. 

“Kemi identifikuar personin që goditi makinën e zv.drejtorit të policisë, të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore janë kryer, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Jemi në një proces intensiv të analizës me Prokurorinë e krimeve të Rënda, kërkojmë angazhim maksimal edhe nga Prokuroria e Elbasanit dhe gjithë sistemi i drejtësisë”, tha Çako.


Suel Çela goditi makinën e policisë para tri ditësh
Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Krimeve të Rënda nis hetimet dhe shpall në kërkim së bashku me Policinë e Shtetit Suel Celën djalin e biznesmenit Petrit Cela. Suel Çela drejtonte makinën, që goditi policinë mbrëmjen e së dielës në Elbasan.

Kontrollet për kapjen e Suel Celës po kryhen njëherazi në Elbasan, Durrës, Tiranë, Korcë, Pogradec ndërsa të dhënat e tij i janë përcjellë dhe policisë maqedonase dhe greke ku dyshohet se mund të strehohet i riu.

Suel Cela njihet si person me precedent të mëparshëm penale i akuzuar dhe për vrasje ndërsa nga drejtëisa shqiptare ai ka mundur të fitoj pafajsi.

[gallery]23974[/gallery] 

Çako zbulon porositë e Xhafajt: Luftë grupeve kriminale
Ndër të tjera, Haki Çako zbuloi dhe detaje nga takimi i një dite më parë me ministrin Fatmir Xhafaj, me drejtues të policisë dhe të ministrisë.

Çako tha operacioni erdhi pikërisht pas takimit me Xhafajn, duke shtuar se ai do të shtrihet në të gjitha qytetet, ku ka informacione se ekzistojnë grupe dhe individë që kanë veprimtari kriminale.

“Operacioni konsiston në kontrollin dhe ndalimin e personave me precedentë, por në mënyrë të veçantë të atyre që janë pjesë e grupeve kriminale. Duke marrë shkas nga ngjarja e ditëve të fundit ku u godit automjeti i policisë, në një operacion për sekuestrimin e pasurive të vëna nga veprimtaria kriminale. 

Shpreh dhe njëherë gatishmërinë e gjithë Policisë së Shtetit, e qeverisë shqiptare dhe Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për një luftë pa kompromis ndaj çdo veprimtarie të organizatave apo grupeve kriminale kudo qofshin këto, çfarëdo lloj ngjyre apo tendence. Jemi të vendosur për t’i vënë para përgjegjësisë ligjore, por gjithashtu jemi të vendosur për të çuar deri në fund për të sekuestruar dhe konfiskuar në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese.

Në vlerësim të porosive të dhëna nga ministri Fatmir Xhafaj në takim dje me drejtuesit kryesorë të ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, kemi ndërmarrë këtë operacion që nuk do jetë vetëm në Elbasan, por edhe në qytete të tjera ku ne disponojmë informacione mbi bazën e analizave të detajuara mbi grupe dhe individë që kanë veprimtari kriminale. Të vendosur për të siguruar rend deh qetësi”, deklaroi kryepolici Çako.



Ndërkohë, përmes një deklarate për media, Policia e Elbasanit ka zbuluar numrin e personave të shoqëruar gjatë aksionit të ditës së sotme. Policia bën me dije se kanë përfunduar në komisariat për verifikim 27 persona, të cilët janë kryesisht me precedent penal. 

Njoftimi i policisë:
Prej orëve të para të ditës së sotme strukturat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, mbështetur nga Struktura të Posacme, Forcat Speciale Renea dhe ato të FNSh-së, kanë ndërmarrë një operacion të gjerë policor në qytetin e Elbasanit dhe rrethinat e tij.

Ky operacion konsiston në kontrollin, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, autorëve të ngjarjeve të rënda kriminale, pjestarë të grupeve kriminale, duke përfshirë edhe autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 20.09.2017 në qytetin e Elbasanit.

Gjithashtu ky operacion zhvillohet edhe në kuadër të Plan Operacionit "Vjeshtë 2017", për identifikimin, konstatimin dhe sekuestrimin e aseteve, automjeteve dhe pasurive të vendosura në mënyrë të paligjshme nga veprimtaritë kriminale të grupeve apo organizatave kriminale.

Nga veprimet e deritanishme janë identifikuar dhe bllokuar disa asete, pasuri, ambiente dhe automjete të ndryshme në pronësi, posedim apo përdorim të subjekteve me aktivitet kriminal.

Me qëllim hetimin e plotë ligjor dhe vënien përpara përgjegjësise ligjore të autorëve po bashkëpunohet me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Si rezultat i operacionit të sotëm janë bllokuar disa makina luksoze.
Është kapur një person në kërkim për vjedhje me armë.
Janë kontrolluar ambiente, automjete e persona të dyshuar.
Janë shoqëruar në ambientet e Policisë 27 persona për verifikim, kryesisht persona me precedent penal në fusha të ndryshme.

Policia e Shtetit falënderon të gjithe qytetarët e Elbasanit të cilët kanë përcjellë informacionet dhe shqetesimet e tyre dhe i siguron ata se Policia i ka trajtuar dhe po vazhdon ti trajtojë me shumë seriozitet e përkushtim si dhe po vijon punën për të siguruar rendin dhe qetësinë qytetarëve të Elbasanit dhe të gjithë komunitetit në çdo cep të territorit të vendit.

Ndërkohë, ky aksion i gjerë policor nga Tirana dhe Elbasani ka nisur vetëm tri ditë pasi automjeti në përdorim të biznesmenit dhe pronarit të tregut ushqimor në Elbasan, Petrit Çela, goditi eskortën e policisë, e cila kishte ndaluar në postbllok një automjet të blinduar me vlerë 100 mijë euro. 

[gallery]23969[/gallery]




  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika  si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika  si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore