Kryetarja e re e Lëvizjes Socialiste Panhelenike (PASOK) në Greqi është zgjedhur Fofi Gennimata, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas njoftimit se nuk dëshiron të vazhdojë detyrën nga ish-lideri i PASOK-ut, Evangelos Venizelos në kongresin e 10-të të kësaj force politike të mbajtur në Athinë, Fofi Gennimata merr kryesimin e PASOK-ut duke marrë 56 përqind të votave në votimin e kryer për kryesinë.
Në zgjedhjet e kryera garonin tre kandidatë dhe në të gjithë qytetet e mëdha dhe komunat e vendit u vendosën kuti votimi ku patën mundësinë të votonin të gjithë anëtarët mbi 16 vjeç. Në një deklaratë theksohet se në votime kanë marrë pjesë më shumë se 50 mijë persona.
Fofi Gennimata është vajza e ish ministrit Yorgos Gennimatas i cili është mik i ngushtë me Andreas Papandreu themeluesin e PASOK-ut. Ajo ka lindur në vitin 1964 dhe ka studiuar në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Athinës dhe në periudhat e qeverive të PASOK-ut ka patur detyra të ndryshme shtetërore.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com