Një zhytës 63-vjeçar ka takuar një grup fokash shumë miqësore, të cilat afrohen dhe pozojnë së bashku me zhytësin. Peter Verhoog po zhytej në brigjet e ishullit Hopkins të Australisë kur takoi grupin e fokave.
Madje njëra nga fokat, më shumë ‘kurioze’ se të tjerat kju afrua kamerës dhe duhej sikur po bënte selfie.
“Janë të shpejta dhe të shkathëta, por të këndshme në të njëjtën kohë. Zakonisht të sillen rrotull dhe ikin me shpejtësi, por këto ishin shumë më ndryshe”, ka thënë Verhoog.
Zhytësi ka mbetur i befasuar, kur ato i qëndronin para dhe ai mund të fotografonte në të gjitha pozitat.
Përfshirë edhe një imazh të bërë nga një zhytës tjetër, që e tregon duke i fotografuar ato.
“Megjithëse janë të këndshme , nuk duhet harruar që kanë dhëmbë të fuqishëm dhe janë grabitqarë të rrezikshëm. Megjithatë, shpesh janë të gatshme për lojë”, ka shkruar Verhoog.