MOSKË, 2 mars /ATSH-AFP/ - Pas marshimit  përkujtimor për Boris Nemtsovin, që mblodhi dhjetëra mijëra moskovitë, shtypi rus i bëri jehonë sot tronditjes së shkaktuar nga vrasja e opozitarit dhe ish-zëvendëskryeministrit rus, vrarë të premten pranë Kremlinit.
"Reagimet për vrasjen e Boris Nemtsov kanë qenë të jashtëzakonshme, në masën e këtij njeriu", përshëndeti sot e përjavshmja "Kommersant", që e shikon vdekjen e opozitarit si vdekje politike.
Disa dhjetëra mijëra persona, 70 000 mijë sipas organizatorëve, morën pjesë dje në Moskë në një marshim përkujtimor për Boris Nemtsov, një numër që të kujton nga përmasat manifestimet e mëdha të organizuara në vitin 2011 dhe 2012 kundër presidentit, Vladimir Putin.
Vrasja e tij përbën një barrierë psikologjike që do të kalojë Rusia, dhe ajo nuk do të jetë më kurrë e njëjta", shkruan e përditshmja financiare "Vedomosti".
"Shumë njerëz janë shprehur pas vrasjes se 'ne jemi zgjuar në një vend tjetër", nënvizon e përditshmja, qe e quan "Marshim kundër frikës", manifestimin në kujtim të Boris Nemtsovit.
Ndërkohë që autoritetet kanë deklaruar se do të studiojnë të gjitha pistat për gjetjen e vrasësve, disa media vendosën në bankën e të akuzuarve "klimën e frikës" vendosur nga Kremlini.
"U bënë shumë kohë, të paktën një vit që ne jetojmë në një vend ku disidenca është kthyer në tradhti, për të cilën mund të vritesh", shkruan "Vedomosti", që shtoi se lufta ashtu si dhe vrasjet janë të lehta për t'u nisur, por e vështirë për t'u ndalur.
Gazeta e opozitës "Novaia Gazeta", që publikoi një intervistë të realizuar me Boris Nemtsovin në muajin prill, ka kujtuar se opozitari kishte marrë rregullisht kërcënime me vdekje, pa i besuar ato.
"Eh sigurisht, ata mund të më vrasin, nuk e di, por të më dërgojnë në burg ndoshta", deklaroi opozitari në atë kohë.
Sipas të përditshmes "Novaïa Gazeta", pak rëndësi ka, rezultati është i njëjtë: "Vrasja e Nemtsovit është një pikë moskthimi, një destabilizim radikal i situatës politike në Rusi, pasojat e të cilës janë ende të paimagjinueshme"./
/ec/ a.jor.