Lëvizja ‘Fol’ publikoi sot raportin ‘Monitoruesi i Korrupsionit’ për periudhën janar-mars 2012, sipas të cilit, “institucionet vazhdojnë paqen me korrupsionin”.
Sipas raportit, “qeveria e Kosovës në tre mujorin e parë ka nxjerrë gjithsej 82 vendime, nga të cilat vetëm 4 kanë qenë në luftimin (parandalimin) e korrupsionit”.
Kuvendi i Kosovës cilësohet “institucioni më pasiv” meqë në “asnjërën prej 10 seancave plenare nuk e futi në rend dite çështjen e korrupsionit”.
Raporti sjell statistika edhe nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, prokuroritë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, doganat dhe Agjencia Kundër Korrupsionit.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com