Pas pak më shumë se 2 javësh nga prezantimi, platforma folmekm.al regjistron 1,912 dialogë me qytetarët që kanë adresuar shqetësimet e mendimet e tyre.
Nga këta, 1,727 dialogë ose 90.4% e totalit, kanë marrë përgjigje, kurse 573 janë në pritje. 310 dialogë janë hapur në ditët e fundit.
Qytetarët kanë dërguar 3,804 mesazhe, shifër ku përfshihen edhe pyetjet pasuese nga i njëjti person.
133 raste regjistrohen jashtë afatit që kanë kaluar afatin 5-ditor të përcaktuar nga sistemi, ku ka edhe procese që kërkojnë një periudhë më të gjatë kohe. Këto të fundit mbeten prioritet, ashtu si edhe përgjigjet më të përshpejtuara.
Komunikimi i qytetarëve ndahet në kërkesa - 46%; zëri i qytetarit – 42%; shërbime dhe mirëqenie - 35% dhe punë e pronë - 23%.
Përqindja më e lartë e kërkesave përqendrohet te denoncimet, problemet me legalizimet dhe kadastrën, si dhe propozime politikash.
Tirana, Durrësi dhe Vlora janë qytetet me më shumë komunikime, ndërsa 10% vijnë nga diaspora.
Platforma vijon të ketë aktivitet të lartë. Prioritet mbetet përshpejtimi i përgjigjeve dhe trajtimi i rasteve jashtë afatit.









Komente
Komento