Foley: Përdorimi i armëve kimike në Siri është kthyer në rutinë

/ATSH-AFP/ - Përdorimi i armëve kimike në konfliktin sirian bëhet një rutinë, konfirmoi sot një përfaqësues i lartë i SHBA-së në Organizatën për ndalimin e armëve kimike (OIAC) duke akuzuar Damaskun për sulmet kundër qytetarëve të saj.
Këto deklarata u bënë pasi OIAC konfirmoi më 6 nëntor se gazi mustard ishte përdorur në muajin gusht dhe gaz klori në muajin mars, pa përmendur fajtorët.
"Realiteti i trishtë është se përdorimi i armëve kimike po bëhet një rutinë në luftën civile në Siri", deklaroi Rafael Foley para Këshillit Ekzekutiv të OIAC, sipas një dokumenti të publikuar në faqen e internetit të organizatës.
Akuzat për përdorimin e armëve kimike, nga grupi i Shtetit Islamik apo regjimi sirian, kanë qenë të shumta kohët e fundit.
Sipas përfundimece të një raporti OIAC të publikuara, në icidentet në mars të vitit 2015 është vërejtur përdorimi i një apo disa agjentëve kimikë.
Një raport tjetër konfirmon përdorimin e gazit mustard më 21 gusht në Marea, një qytet në provincën e Alepos.
Hetuesit e OIAC kishin theksuar në shtator 2014 se klori ishte përdorur si armë kimike në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur në Kafr Zeta (në provincën e Hamas), Al-Tamana dhe Tal Minnis (në provincën e Idlebit).
Përsa i përket sulmit në Idlib në mars 2015, Foley nënvizoi se dëshmitarët e pyetur kishin vënë re praninë e helikopterëve, që vetëm regjimi sirian i disponon.
"Vetëm një konkuzion është i mundshëm që regjimi sirian vazhdon përdorimin e armëve kimike kundër popullit të tij", shtoi ai.
Damasku nuk do të hezitojë së përdoruri taktika të tilla, sepse ato shërbejnë për qëllimet e tij cinike.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai