Opozita në Shqipëri është e vetmja që proteston natën, pasi qeveria ka mbyllur zyrat dhe është në shtëpi. Kështu ka deklaruar juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar protestën që do të zhvillojë sot PD e Sali Berishës para Kryeministrisë, të cilën e ka quajtur ‘Foltorja 2’.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, tha se kur një protestë dështon, e fuqizon më shumë qeverinë.
‘Opozita shqiptare është e vetmja që proteston natën kundër pushtetit kur dyert e pushteti janë të mbyllura, kur kryeministri ka ikur nga puna sepse i ka mbaruar orari zyrtar, opozita proteston kur qeveritarët janë para ekranit edhe e shohin nga ekrani dhe i shmanget përballjes me pushtetin. Del para dyerve të Kryeministrisë dhe thotë duam që të rrëzojmë Ramën, kur Rama ka ikur në shtëpi. Kë kërkojnë që të rrëzojnë natën këta?.
Një protestë e dështuar e mbështet pushtetin më shumë. Nga çdo protestë e dështuar qeveria del më e fituar më shumë. PD e di mirë këtë, PD ka protestuar edhe me më shumë protestues në periudhat e saj më të suksesshme, opozita sot s’mund të ketë protesta më të vogla se në ‘97 dhe në vitin 2000 ose 2001. Është e papranueshme që të ketë protesta më të vogla se në 2017. Si ka mundësi që të vijë dita që të krahasohen me Bashën, me figurën më të dobët të tyre’, tha ai.
Spahiu tha se PD nuk vjen dot në pushtet dhe se ka dal jashtë misionit të saj politikë. Ai deklaroi se PS fiton gjithmonë përballë PD pasi qytetarët këtë të fundit e shohin si të keqen më të madhe.
'PD nuk po arrin dot që të vijë në pushtet dhe ka dal jashtë misionit të saj politikë edhe duke u arrestuar edhe treçereku i PS, arrestohen ministra, kryetar bashkie, deputet të mazhorancës dhe pas çdo arrestimi PS fiton më thellë dhe shpjegimi i vetëm për këtë se pavarsisht vjedhjes dhe dështimeve të PS populli e sheh si të keqen më të vogël pushtetin dhe të keqen më të madhe PD’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, tha në emision ‘Studio Live’ në Report Tv se Sali Berisha nuk mbledh dot njerëz në Bulevard për të bërë protesta të mëdha.
Ai tha se duke mos realizuar dot këtë, Berisha zhvillon konferenca shtypi në Bulevard.
‘Unë kam dëgjuar që edhe 100 veta mund të jenë në protestë, po 100 ka atje ku bëhet protestë që mbrojnë mjedisin, bllokojnë rrugët, autostradat dhe ndërtojnë çadra dhe rrinë pa ngrënë dhe pa pirë. Po të dëgjosh një konferencë shtypi në natyrë. Foltorja është më ke dëgjuar në televizor dhe hajde më dëgjo në shesh. Protesta nuk nënkupton konferencë shtypi me një dimension më të madh’, tha ai.
Spahiu deklaroi se protesta që po bënë Berisha vjen pasi Berishës i erdhi fletëthirja nga SPAK për 21 janarin.
'Opozita humbi zgjedhjet 6 muaj më parë, për 6 muaj që ata thanë vjedhje madhështore, për 6 muaj nuk protestuan dhe filluan pasi erdhi fletëthirrja nga SPAK për 21 janarin. Askush sot s’ka dhënë shpjegime pse 6 muaj nuk kanë bërë asnjë protestë. Si ka mundësi që të përgatitesh për 6 muaj dhe të mblidhen një grusht mbështetësish’, tha ai.
Komente













Po opozita jone eshte unikja ne bote qe mendon se naten nuk dallohen mire numurat , pale Zhupa na thote se nuk kane rendesi fare , kane mesazhet Keta jane te mbaruar komplet qe rendin mbas nje kufome qe po e mban me thonj pd e Shqiperine per hallet e tija Si nuk e kuptojne keta te rinjte ,me siguri jane servila
Përgjigju