Ka kaluar pa shumë zhurmë një fragment nga “Foltorja” e Durrësit, kur një personazh, që paralelisht ishte edhe “subjekt” ligjor i vendosur në arrest shtëpie, u betua, tashmë me formulën e njohur në këto 30 vite se ishte gati të përqafonte kallashin për “o serbi murin ta prisha, se po vjen Sali Berisha”.
E si për rastësi, gazetarët dhe realizuesit e emisionit investigativ “Top Story” sollën mbrëmë detaje të reja mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, e cila ndodhi më 23 prill, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare.
Një panoramë e plotë e një krimi absurd, që siç u pa në dokumentarin e sjellë profesionalisht, autori i vrasjes ishte penduar thellësisht për ngjarjen e rëndë, sa kishte deklaruar se e konsideronte atë fatkeqësi, si një ngjarje të rëndë që i shkaktohej një njeriu të tij.
Në fakt, është shumë e rëndë dhe e padrejtë që Shqipëria të vuajë me viktima thjesht e për përfitim të politikës, që të marrë pushtet. Nga çdo palë që të vijë.
Ajo ngjarje është natyrisht në process e sipër, ka disa palë që kanë thënë e do të thonë të tyret, e një trupë gjyqësore, madhe edhe më shumë në shkallët e tjera që do të japin verdiktin.
Por baza e gjithë kësaj fabule është përdorimi i trupave paramilitare për qëllime politike; është dhuna për qëllime pushteti, është përplasja për interes të disa njerëzve që duan të bëhen deputetë, sheaf komisariati, komandantë policie apo edhe ministra të Brendshëm.
Por a mundet që ende pasi kemi parë gjithë këto 30 vite polarizimi e përplasje absurd që ende ngulmohet në një konflikt letal për të mbështetur dikë?
Ai personi që vullnetarisht ofroi veten “shehid” për doktorin nga Durrësi, që mund të ketë miliona arsye për pakënaqësi e frustacione, a nuk e ka parë se rruga që ka zgjedhur prej një mercenari, nuk i ka dhënë kurrë një mundësi e një personi të lirë, siç e tha edhe vetë?
Por drama, është se ky militarizëm verbal e politik, kthehet në një dhunë mediatike, që nuk pushon as kur siç ndodhi në 8 vjet që nga 2013-a e deri më 25 prill nuk pi ujë.
Është kthyer sërish retorika e stërpërsëritur: “Unë paralajmëroj Edi Ramën se do t’ja bëj si parardhësve të tij” etj etj, e të tjerët thonë: “Në urdhërat e tua Sir”!
Po kush është lajmi sot? Që edhe Ilir Meta, i është bashkëngjitur “Foltores”, madje ka pritur me shumë nderime Elvi Kokalarin, “yllin” e takimeve të Sali Berishës, të cilët po e mbrojnë shumë fort njerëzit e Metës, nga kritikuesit e saj që vijnë nga krahu i Lulzim Bashës.
Po mirë, përse Presidenti i Republikës, nuk shikon një rritje të gjuhës së ashpër qoftë në përplasjen Brenda llojit, qoftë edhe në takimet e Berishës, që të bëjë thirrje për qetësi e process politik?
Sepse në fakt, njerëz të Berishës e Metës nëpër rrjete, që edhe pse thonë që janë gazetarë, hartojnë pamflete militare për luftë e xhihad ndaj Edi Ramës, e Lulzim Bashës, a thua se vërtetë Shqipëria është buzë një revolucioni, apo siç e tha saktë Astrit Patozi, “Partia Demokratike është përpara një lufte civile”.
Shqipëria e ka përjetuar shumë tragjikisht se ç’do të thotë kur paramilitarët e politikës marrin në dorë situatën. Sidomos kur bëhet fjalë për zgjedhjet, debatet politike apo përplasjet për të mbështetur apo kundërshtuar një politikan.
Viktima e parë postkomuniste e kësaj zallamahie totalisht anti-europiane, është anëtari i Partisë Aleanca Demokratike, Gjovalin Çekini, i cili u vra më 14 janar 1994 nga vëllai i deputetit të Partisë Demokratike. Të dy personat njiheshin shumë mirë, madje ishin edhe miq, por u përleshën për vdekje për ata që janë lart. E ky mallkim vijoi, e vijoi, e vijoi, kur gjithçka mund të ketë një përfundim ndryshe, siç ndodh në Perëndimin që duhet të shkojmë.
Ruajtjen e rendit, apo truprojat e politikanëve e bëjnë institucionet, komisionerët e zgjedhjeve i bëjnë zyrtarë të emëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, jo nga të fortët e partive, por nga armata e mësuesve, gjykatësve, avokatëve apo nëpunësve të Republikës.
Qoftë, edhe me short, që të jenë nga të zgjedhurit në militancën e partive respective, po mjafton të jenë mësues(të diplomuar e me eksperiencë pune), avokatë(të provuar që nuk kanë lidhje me krimin), jurist, ekonomistë, apo sociologë që janë pjesë e shoqërisë, e jo ish-qitës të dalluar të trupave speciale të ushtrisë.
Sado patriotë të jenë qitësit, janë profesionistë për detyra specifike që nuk kanë lidhje me zgjedhjet. Nëse Sali Berisha do prapë e prapë për tu rikthyer në krye të vendit a politikës, sit a mendojë ai, të gjejë njerëz që e votojnë, e jo persona me arrest shtëpie që janë gati të marrin kallashin.
Ja ky është kufiri real i Shqipërisë për të dalë nga statusquoja 30 vjeçare e këti tranzicioni të gjatë që i ka lodhur njerëzit. Duhen institucione e jo kamikazë…/ Tema
Posi posi, vrap dhe e beni diagnozen kriminale tak fap. Foltorja me kallashin, pse nje idiot tja ca fjale. Sipas logjikes meronazizste, vrasja e te ndjerit polic ne Lezhe qe si pasoje e ferkimit te kokes se autorit nga Rama, kur qe adoleshent. Hajde pyka qe kemi hajde. Vertet mund te thuhet qe me "hapjen" e Lezhes per festivale rine nderkombetare, i kontribon krimit se helbete kane nevoje rinia per hashash. Por jo te themi qe autori u nxit nga Rama....
PërgjigjuNjeri kake e tjetri m“t
PërgjigjuU mbyll fb per sali mashtruesin me duket
Përgjigju