Analisti Mentor Kikia e sheh protestën e djeshme, që mblodhi një grusht militantësh të PD, si një këmbanë alarmi  për Sali Berishën. Në një intervistë për “Shtypi i ditës dhe ju” në Report TV, analisti tha se pjesëmarrja ishte jashtëzakonisht e ulët dhe në protesta të tilla, ku synimi është qeveria, numrat janë të rëndësishme pasi tregojnë forcë.

“E shikoj një këmbanë që duhet dëgjuar mirë nga lidershipi i PD sepse nëse në këto kushte kur aferat apo historitë korrptive janë rrugëve supozohet që qytetari do të ishte i ndjeshëm për t’iu përgjigjur një thirrje politike.”, u shpreh Kikia.

Sipas tij, Berisha nuk ngjall frymëzim dhe retorika e tij e përditshme nëpër daljet e tij është demotivuese. Ai thotë se protestat politike kanë treguar se nuk prodhojnë asgjë, ndryshe nga ata qytetare që sollën e reagimin e qeverisë, duke përmendur protestat për mbetjet kimike që do vinin nga Siria dhe ajo e studentëve.

"Zoti Berisha është treguar ambicioz me protestën si element i të bërit politikë. Fjalimet e tij janë të ngjashme për 15 vjet më radhë dhe sa herë organizon protestë e dëgjojmë duke thënë se ky është fundi i qeverisë. Edhe mbrëmë sërish ishte i mendimit se ky është fillimi i stinës së protestave dhe fundit të Ramës. Kjo lloj narrative është konsumuar. Ata mund të krijosh një besim te qytetarët se kësaj radhe janë të mjaftueshme protestat ndaj qeverisë që të tërhiqet. Dy kanë qenë protesta, e qytetarëve për mbetjet kimike që do të vinin nga Siria. Qeveria në atë kohë refuzoi zërin e qytetarëve dhe kur u bë ortek ky zë, qeveria u detyrua t’i thotë jo SHBA. Dhe protesta e studentëve. Kur e pa që protesta u shndërrua sërish në një ortek, qeveria u ul në bisedime. Forca është e nevojshme, numri i nevojshëm. Këtë gjë nuk e shikojmë në protesta politike. Qytetarët motivohen rrallë për të dalë në rrugë, janë të lodhur nga politika. Besoj se është një pikë ku të gjithë duhet të mendojnë ftohtë për të mirën e PD dhe demokracisë. Berisha dëgjohet në çdo dalje publike të thotë që Rama nuk mundet me zgjedhje se ai i vjedh dhe kontrollon gjithçka. Kjo krijon perceptimin te publiku se Rama tashmë nuk mundet, ai është në pushtet absolut dhe kur e thotë Berisha me gojën e tij, imagjino se çfarë mund të presin qytetarët. Kjo është një lloj demotivimi publik që i bëhet zërave opozitaristë. Detyra e lidershipit është që t’i motivojë dhe jo t’i demotivojë. Opozitarizmi dhe PD që në 11 maj u konfirmua, duam apo nuk duam ne si forca më e rëndësishme opozitare, edhe pse e tkurrur në mënyrë drastike, duhet të prodhojë frymëzim. Të thotë se Rama bën 1 mijë të zezat por ne prapë do ta mundim. Fjalimet e zotit Berisha janë demotivuese. Ka një kontraditë dhe qytetarët nuk dalin. Në zgjedhjet vendore të datës 9, një braktisje totale edhe e kandidatëve të pavarur që mbështeteshin nga opozita. “, tha Kikia.