Sali Berisha nuk e injoron më turin e takimeve të Ervin Salianjit me demokratë, dhe as nuk i sheh më si në fillim, thjesht si një kafe mes kolegësh. Vetëm pak orë para foltores së parë në Durrës të ish-deputetit, Berisha shfaqet më i ashpër duke e sulmuar, e fillimisht takimet e tij i quan për interes personal dhe jo në funksion të PD-së. 

"Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk mund të ketë ndikimin më të vogël në PD. Çdo aktivitet jashtë forumeve të PD është strikt privat, pa asnjë lidhje me PD-në. PD është parti me statut, me institucione, me forume. PD ka dhe do të ketë, ka filluar mbledhjen e forumeve, ka filluar debatin dhe do jetë debat i hapur për cilindo anëtar dhe drejtues. Çdo person tjetër që për qëllime private, personale, organizon takime, i ka ato totalisht në interesin e vet dhe nuk kanë asnjë lidhje me partinë. Ky rregull është për çdo forcë politike në botë.", u shpreh Berisha.

Ai thotë se do të mbetet për t’u parë, se interesave të kujt do t’i vlejë foltorja e Salianjit. 

"Këto janë veprimtari krejtësisht private dhe pa asnjë lidhje me PD. E them edhe njëherë janë në funksion të këtij apo atij interesi, mbetet për t'u parë por PD ka forumet e saj, nga kryesia, këshilli kombëtar te seksioni, të gjitha kanë filluar të mblidhen për të bërë diskutim e analizë, por aktualisht PD ka dy objektiva kryesorë. Së pari, po merret dhe denoncon mega aferën korruptive të pashembullt, të tunelit të Llogarasë dhe bllokimin që po përpiqet t'i bëjë Rama drejtësisë me avokatin e Ballukut. Së dyti po merret me analizën e punës së saj pas mbylljes së vlerësimit ndërkombëtar, damkosjes së zgjedhjeve.", shtoi Berisha. 

Edhe vetë Berisha nisi një mbrëmje më parë turin e tij të foltoreve në bazë. Ai tha prej aty se nuk do të pranojë më lista të mbyllura, ndërsa sot, më në fund, artikuloi se listat e mbyllura të Partisë Demokratike, nuk kishin emrat më të mirë:

Berisha komentoi edhe ndalimin e ish-zyrtares së BE-së, Federica Mogherini, aktualisht rektore e Kolegjit të Evropës, për mashtrim dhe korrupsion lidhur me një program për trajnimin e diplomatëve të rinj Për të, kjo duhet të hetohet edhe me qeverinë në Tiranë, dhe marrëveshjen për ndërtimin e kampusit në kryeqytet. 

"Me një marrëveshje të fshehtë me qeverinë shqiptare, që nuk është publikuar sepse është korruptive, është vendosur të ndërtohet me 17 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë kampusi i Kolegjit Bryzh duke marrë pikërisht për këtë qëllim truallin e parashikuar për ndërtimin e kampusit të studentëve të Universitetit të Tiranës, për të cilin ekzistonte edhe projekti i kampusit. Po kështu për të vazhduar vjedhjen e parave, Federica Mogherini dhe Ramaduro e vlerësimet e tyre kanë fryrë për interesa korruptive koston e jetesës për studentët e Kolegjit Europian në Tiranë dhe kanë caktuar si bursë shumën 27 mijë euro kundrejt 29 mijë euro që është shumë për studentët që studiojnë në Belgjikë në Kolegjin e Bryzhit.", tha ai. 

 
 

Xh.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/12/2025 04:41

    Ja dhe Berisha! Salianji doli nga burgu,i duket vetja si martir e kerkon dicka me shume,por nuk mund t'a akuzosh se vepron thjesht per interesat e veta e jo te PD,kur askush nuk ka punuar per interesat personale me shume se ju z.Berisha e askush nuk e njeson veten me PD me shume se ju, si dikur Xhaxhi qe u njesua me PPSH.Ju e keni kthyer PD ne biznes privat.

    Përgjigju
  • koli: 04/12/2025 02:11

    SPPAKU TA ARRESTOJE KETE SHTRIGAN QE TE CLIROHET PD...... ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?