Fond 13 milionë euro për forcimin e Mbrojtjes Civile, Vengu: Bëjmë Shqipërinë më të sigurt

Fond 13 milionë euro për forcimin e Mbrojtjes Civile, Vengu: Bëjmë Shqipërinë më të sigurt

Pirro Vengu

Qeveria shqiptare ka miratuar një fond prej 13 milionë eurosh për njësitë vendore. Lajmi bëhet i ditur nga Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu.

Në një postim në rrjetet sociale Vengu bën me dije se ky fond do të përdoret për investime në infrastrukturë, mjete, rikonstruksion digash. 

Ministri i Mbrojtjes, u shpreh i lumtur që u finalizua me sukses një punë voluminoze pas një periudhe konsultimi në 12 qarqet e vendit bashkë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

'I lumtur që finalizuam me sukses një punë voluminoze pas një periudhe konsultimi në 12 qarqet e vendit bashkë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Tashmë, njësitë vendore në të gjithë Republikën e Shqipërisë mund të nisin nga puna për të forcuar edhe më shumë sistemin e Mbrojtjes Civile, në mënyrë që  parandalimi i katastrofave natyrore të bëhet në kohë për të evituar dëmet. Këshilli i Ministrave miratoi listën e projekteve që njësitë kanë propozuar dhe që parashikojnë investimet në: Infrastrukturë, mjete, rikonstruksion digash. 13 milionë Euro do të shkojnë për këtë qëllim në mënyrë që bashkitë e të gjithë vendit të nisin sa më parë nga puna për implementimin e projekteve që do ta bëjnë Shqipërinë më të sigurt', tha ai. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Mars, 10:37

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim” dorëzon i fundit listat në KQZ, Shehi dhe Alibeaj në Tiranë, Kthupi në Durrës! Në listat e mbyllura futen familjarët

Koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim” dorëzon i fundit listat në KQZ, Shehi dhe Alibeaj në Tiranë, Kthupi në Durrës! Në listat e mbyllura futen familjarët