Shkarkimi i Dorian Tolës si zëvendësministër i Mbrojtjes, emërohet Blerina Abrazhda

Shkarkimi i Dorian Tolës si zëvendësministër i Mbrojtjes, emërohet Blerina Abrazhda

Foto Ilustruese

Këshilli i Ministrave, ka vendosur që Blerina Avrazhda të jetë zëvendësministre e Mbrojtjes.

Ajo zëvendëson Dorian Tolën, i cili u shkarkua nga detyra e zëvendësministrit të Mbrojtjes, më 16 janar 2025 me vendim të Këshillit të Ministrave. 

'Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Znj. Blerina Abrazhda emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë', thuhet në vendim.

Dorian Tola u emëruar zv.ministër i Mbrojtjes më 5 qershor 2024. Dorian Tola më herët ka qenë Drejtor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Fundoset nëndetësja turistike në Detin e Kuq, të paktën 6 të vdekur

Fundoset nëndetësja turistike në Detin e Kuq, të paktën 6 të vdekur