Konferenca e Mynihut/ Vengu: Korridori VIII, prioritet i qartë gjeopolitik! Përpjekjet financiare të Shqipërisë të mbështeten nga BE dhe NATO

Konferenca e Mynihut/ Vengu: Korridori VIII, prioritet i qartë gjeopolitik! Përpjekjet financiare të Shqipërisë të mbështeten nga BE dhe NATO

Pirro Vengu

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë me dije se në Konferencën e Sigurisë së Mynihut bashkëbisedoi me ekspertët e Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim mbi mënyrën se si Korridori VIII, mbështet një Europë të sigurt dhe të fortë.

Vengu ka nënvizuar se ky korridor përbën një prioritet të qartë gjeopolitik dhe politik, me efekte të drejtpërdrejta në zhvillimin ekonomik dhe sigurinë rajonale.

“I nderuar që mora pjesë dhe bashkëbisedova me ekspertët e Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim mbi mënyrën se si Korridori VIII, mbështet një Europë të sigurt dhe të fortë.

Ndava qëndrimin e qeverisë shqiptare se ky korridor përbën një prioritet të qartë gjeopolitik dhe politik, me efekte të drejtpërdrejta në zhvillimin ekonomik dhe sigurinë rajonale", shkroi Vengu në Facebook.

Gjithashtu ai ka theksuar rëndësinë që përpjekjet financiare të Shqipërisë të shoqërohen me veprime konkrete nga BE dhe NATO, për të hapur instrumentet e zhvillimit dhe për të investuar në tërësinë e projekteve infrastrukturore përgjatë korridorit.

"Prandaj, theksova rëndësinë që përpjekjet financiare të Shqipërisë të shoqërohen me veprime konkrete nga BE dhe NATO, për të hapur instrumentet e zhvillimit dhe për të investuar në tërësinë e projekteve infrastrukturore përgjatë korridorit, nga pika hyrëse në kompleksin portual të Porto Romanos, deri në Detin e Zi, në Varna dhe Burgas.

Jam i bindur se këmbëngulja jonë, në bashkërendim me aleatët tanë, Italinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Rumaninë, do të shtojë ndërgjegjësimin e BE dhe NATO-s për rëndësinë strategjike të Europës Juglindore në projektin europian”, thotë më tej Vengu.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Mesha e parë e Kryepeshkopit Joan, për besimtarët që u shërbeu 27 vite: Ne sot jetojmë në një errësirë shpirtërore. Na duhet besim

Mesha e parë e Kryepeshkopit Joan, për besimtarët që u shërbeu 27 vite: Ne sot jetojmë në një errësirë shpirtërore. Na duhet besim