TIRANE-Fondacioni Alexander von Humboldt me ambasadat në Berlin ka diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kërkimit shkencor me Gjermaninë nëpërmjet programeve që ofron fondacioni.
Qendra e Studimeve Albanologjike bëri të ditur se ky fondacion me traditë në fushën e bashkëpunimit akademik ndërmjet shkencëtarëve dhe studiuesve nga e gjithë bota me Gjermaninë ofron çdo vit rreth 2000 bursa.
Bursat për punë kërkimore shkencore u mundësojnë post-doktorantëve të kualifikimit të lartë bashkëpunim me kolegë gjermanë. Kriteri qendror për akordimin e bursës mujore është niveli shkencor i studiuesit të huaj. Aplikimet mund të bëhen në çdo kohë. Gjuha gjermane nuk është kusht, nëse projekti kërkimor shkencor mund të realizohet në anglisht./ATSH/
/Shqiptarja.com