Fondet për lobimin në SHBA, prokuroria thërret Bashën dhe Ristanin për të dëshmuar

Fill pas mbërritjes nga SHBA dhe Skocia të dy letërporosive kryedemokrati Lulzim Basha është thirrur këtë javë në prokurorinë e Tiranës, për të dhënë sqarime mbi lobimin në Amerikë. Pritet që Basha së bashku me Arben Ristanin të paraqitet në prokurorinë e Tiranës, ku do japin shpjegime ditën e enjte. Lidhur me këtë çështje në prokurorinë e Tiranës janë pyetur vitin e kaluar disa funksionarë të Partisë Demokratike, si Enno Bozdo dhe Arben Ristani, të cilët menaxhojnë financat e PD.

Kontratat u raportuan më 14 nëntor në Departamentin amerikan të Drejtësisë nga kompania “Stonington Strategies”, ku deklaron se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP”-një kompani guackë e regjistruar në Skoci në vlerën e 150 mijë USD. Kontrata e drejtpërdrejtë e PD-së me “Stonington Strategies” është raportuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA që në muajin mars 2017, ndërsa kontrata me “Biniatta Trade LP’ është mbajtur e fshehur për disa muaj dhe është raportuar në mesin e muajit nëntor 2017.

Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton në raportin financiar që Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për fushatën zgjedhore 2017, ç’ka ngre pikëpyetje serioze për origjinën e parave. Raporti i publikuar në faqen zyrtare të KQZ, tregon se PD pasqyron vetëm pagesat për dy kontrata lobimi me kompaninë tjetër të lobimit “Barnes and Thornburg LLP” në vlerën e 12 585 000 lekëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 19/03/2019 11:32

    Dërrmojini mu tat!

    Përgjigju
  • Johnny: 19/03/2019 07:29

    Basha digj edhe mandatin si kryetar i Pd-se, duam Jozefina Topallin si Kryetare.

    Përgjigju
  • BRSS: 18/03/2019 23:20

    JU VINI HEKURAT SE JAN BER SI QEN TE TERBUAR E KAN MBUSHUR KUPEN

    Përgjigju
    • Luka: 19/03/2019 07:44

      Tu a rruni krejt.pushta

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

'Me Inteligjencë Artificiale transferojmë në kohë të shkurtër legjislacionin e BE-së', Rama: Kroacisë iu deshën 7 vjet, angazhuan përkthyes të shumtë

'Me Inteligjencë Artificiale transferojmë në kohë të shkurtër legjislacionin e BE-së', Rama: Kroacisë iu deshën 7 vjet, angazhuan përkthyes të shumtë