Kanë të drejtë të aplikojnë, të konkurrojnë dhe të paraqesin projektpropozimet e tyre të gjithë aplikuesit që mund të jenë institucione publike, buxhetore apo jobuxhetore, persona fizikë apo juridikë jobuxhetorë, që janë regjistruar sipas ligjit dhe kryejnë veprimtari në përputhje me qëllimin e përcaktuar në statutin e tyre.
Vlera totale e fondit në dispozicion për projektin/projektet e përzgjedhura për vitin 2015, është 21 477 227 Lekë. Aplikuesit janë të ftuar të dorëzojnë projektpropozimet e tyra, së bashku me listën e dokumenteve për aplikim.
Ky Bord, do të shqyrtojë projektpropozimet dhe dokumentacionin shoqërues për t’u siguruar që ato plotësojnë kërkesat e nevojshme si dhe përzgjedh propozimet më të mirë të vlerësuar.
Kalendari kohor i procesit të përzgjedhjes të projektit/eve dhe lidhjes së kontratës/ kontratave.
Redaksia Online
(Shqiptarja .com)