Fondi Shqiptar i Zhvillimit
nis investime të reja për rrugët

Fondi Shqiptar i Zhvillimit <br />nis investime të reja për rrugët
Me një investim prej mbi 1 miliardë lekësh të FSHZH (Fondi Shqiptar i Zhvillimit) ka nisur puna dje për ndërtimin e rrugës që lidh zonat e Stërmasit - Picallës - ish-reparti ushtarak - Sauk - Garunjë e TEG. Kjo rrugë, me gjatësi 14.69 km, do t'u shërbejë 30 mijë banorëve të Bashkisë Tiranë e komunave Farkë e Petrelë.

Rruga e re do të ketë një gjerësi asfalti 6 metra, sinjalistikë vertikale dhe horizontale, kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza, ndriçim dhe trotuare në zonat e banuara. Kohëzgjatja e punimeve për rikonstruksionin e këtij segmenti rrugor do të zgjasë më pak se parashikimi prej 18 muajsh.

Ky është investimi më i ri nga ky institucion, në përurimin e të cilit ndodhej edhe kreu i tij Benet Beci.Ndërkohë, 25 janar FSHZH filloi punën edhe për rikonstruksionin e rrugës Duhanas-Roshnik në Berat. Ky segment 11.5 km i gjatë është një tjetër investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili lidh Komunat Velabisht dhe Roshnik, jo vetëm me njëra-tjetrën, por edhe me qytetin e Beratit.

Kjo rrugë është financuar me buxhetin e shtetit, BERZH, BEI dhe Bashkimi Evropian përmes IPA 2010-2011. Prej shumë vitesh në këtë aks rrugor nuk është kryer asnjë investim. Rruga e re do të ketë një gjërësi asfalti 4.75 m dhe dy bankina nga 0.5 m. Kohëzgjatja e punimeve për rikonstruksionin e këtij segmenti rrugor është parashikuar 12 muaj.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë