Football Leaks: Ramos me doping në finalen e Championsit

Football Leaks: Ramos me doping në finalen e Championsit

Sergio Ramos

Sergio Ramos pozitiv në testin antidoping pas finales së Champions League në Cardiff të luajtur në vitin 2017-të ndaj Juventusit ku Reali fitoi 4-1. Sekretet e reja të zbuluara nga Football Leaks që i bëjnë me dije Mediapart dhe Der Spiegel bëjnë me dije se kapiteni i Real Madrid ka marrë substancën e ndaluar deksametasona por në letrën që mjeku u ka dorëzuar zyrtarëve përpara ndeshjes figuronte një tjetër ilaç.

Mjeku i Real Madrid morri përsipër fajin dhe UEFA e arkivoi si çështje brenda pak javësh. Deksametasona është një ilaç që e përdorin atletët në rastin se dokumentohet se kanë nevojë për substance terapeutike por me paktin që t’ua komunikosh zyrtarëve përpara ndeshjes. Diçka të tillë nuk e ka bërë mjeku i skuadrës spanjolle i cili ia ka shpjeguar UEFA-s gabimin dhe kjo është pranuar.

Mediapart po ashtu zbulon edhe një rast tjetër që ka të bëjë me kapitenin e Real Madrid. Sipas letrave të Football Leaks Ramos ka shkelur protokollin antidoping edhe në një ndeshje të kampionatit kundër Malagas në prill të vitit 2018.

Ka reaguar me një komunikatë Real Madrid i cili sqaron se në asnjë rast kapiteni i skuadrës nuk i ka shkelur rregullat antidoping ndërsa edhe UEFA dhe WADA kanë reaguar duke sqaruar se nuk ka pasur parregullsi nga Sergio Ramos gjatë kontrolleve antidoping.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani