“Ky cep i harruar i Europës është një destinacioni mrekullueshëm për të kaluar pushimet me shumë pak shpenzime. Me plazhe fantastike duke përmendur portin detar në Sarandë, Shqipëria  u dhuron vizitorëve mundësinë të shijojnë ujrat Mesdhetare me cmime të arsyeshme,” në këtë mënyrë revista e famshme Forbes e përshkruan vendin tonë duke e renditur në 30 destinacionet të cilat duhen vizituar për vitin 2017.

Prestigjiozja e konsideron vendin tonë jo vetëm një bukuri natyrore por edhe një mundësi ku mund të kalosh pushimet me pak shpenzime.

“Akomodimi kushton nga 5 dollarë për person  dhe udhëtimet ne det me anije në ishujt përreth kushtojnë pak. Po ashtu vendi të ofron mundësinë të vizitosh qendra historike ku hyrja kushton pak vetëm 2 apo 5 dollarë,” thuhet më tej në shkrim

Forbes” fton lexuesit e saj të vizitojnë bukuritë e vijës bregdetare të Sarandës, qytetit malor mesjetar të Gjirokastrës dhe rrënojat romake të Butrintit.Nga qyteti malor mesjetar i Gjirokastrës në rrënojat romake në Butrint, të ofrohet një anë krejt e ndryshme e Europës, e cila sygjeron “Forbes” duhet vizituar patjetër përpara se kjo zonë të jetë mbipopulluar.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com