/ATSH-AA/ -  Forcat egjiptiane të sigurisë vranë dje nëntë anëtarë të "Vëllazërisë myslimane" në jug të Kajros, njoftoi një pjesëtar i sigurisë.
Nëntë anëtarët e "Vëllazërisë myslimane" u vranë në përleshje të armatosur me forcat e sigurisë gjatë bastisjes së një shtëpie në qytetin Aussem.
Sipas burimit, gjatë bastisjes janë gjetur armë dhe municione.
"Vëllazëria myslimane" nga ana e saj, pritet të bëjë një deklaratë lidhur me këto pretendime.
Egjipti është përfshirë nga trazirat që nga koha kur ushtria me anë të një puçi rrëzoi Muhamed Morsin, presidentin e parë të zgjedhur me zgjedhje të lira, në vitin 2013.
Që nga ajo kohë, forcat e sigurisë kanë filluar një fushatë të ashpër të përndjekjes të përkrahësve të tij dhe anëtarëve të "Vëllazërisë myslimane" duke vrarë qindra dhe burgosur mijëra njerëz