Iraku konfirmon rimarrjen e digës më të madhe në vend nga luftëtarët kurdë, të njohur me emrin Peshmerga. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i ushtrisë irakene. Ai shtoi se sulmet u mbështetën në një patrullë të përbashkët ajore, pa specifikuar nëse ka patur ndihmën e ajrore të SHBA-së.

Më parë, zyrtarët kurdë në veri thanë se kishin marrë nën kontroll pjesën më të madhe përreth digës, e cila furnizon me energji elektrike dhe ujë pjesën më të madhe të vendit.

Kurdët thanë se kishin një rezistencë të ashpër nga forcat e ISIS, të cilët kishin vënë shumë bomba dhe eksplozivë në anë të rrugës, çka ngadalësonte avancimin e forcave të Peshmergas.

Më herët, presidenti amerikan Obama justifikoi sulmet disa ditore në Irak duke thënë se bëhen me qëllim mbrojtjen e interesave amerikane në Irak. “Dështimi i sulmeve të ndërmarra në Irak mund ta vërë personelin e SHBA-së në rrezik, përfshirë edhe amabasadën amerikane në Bagdad”, paralajmëroi Obama në një letër drejtuar Kongresit amerikan. Rimarrja e digës në Mosul është rikthimi më i madh që kur shteti islamik i ISIS filloi sulmet në vend.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)