Një kontroll i befasishëm është zhvilluar këtë mëngjes në ambientet e paraburgimit të Vlorës nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Ende nuk dihen arsyet konkrete të këtij kontrolli, ndërsa mësohet se po kryhen verifikime të imtësishme brenda ambienteve të paraburgimit.

Pritet që në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me operacionin dhe gjetjet eventuale.

Lajmi në përditësim...