Mendoj se ky është një moment që duhet të ngihemi e të bashkëpunojmë për shoqëritë që respektojnë të drejtat universale të njeriut, bazat e lirisë dhe refuzojnë këndvështrimin e korruptuar të çdo formë besimi që mund të përhapet në çdo qytet që prej Parisit deri në Baga duke kërcënuar jetët, paqen dhe të ardhmen. Vala e fundit e ekstremizmit që ka pllakosur botën tonë është një etje për gjak duke përdorur armatime dhe teknologji të sofistikuar për të shkatërruar jetët njerëzore, vlerat e saj dhe thesare të njerëzimit siç ndodhi në Palmira apo vende të tjera të jashtëzakonshme kulti, dije apo të trashëgimisë së përbashkët.

Përtej çdo dyshimi, urrejtja që këto sulme mbartin dhe verbëria që tregojnë nuk vjen vetëm për shkak të besimit të korruptuar. Ka kaq shumë forca përçarjeje në botën tonë dhe origjina e radikalizimit të atyre që kryejnë masakra në emër të Zotit duhet kërkuar edhe në sistemet dhe mënyrat e qeverisjes që prodhojnë pabarazi tensione sociale dhe diskriminim.

Nuk ka vetëm një mënyrë për t’u përballur me terrorizmin. Masat që duhen ndërmarrë janë komplekse dhe përfshijnë bashkëpunime të gjera në termat e aktorëve pjesëmarrës që prej atyre fetarë e deri te ata të sigurisë, si dhe kërkon harmonizimin e hapave në fusha të ndryshme që nga ekonomia e deri te arsimimi.
 
Megjithatë feja mund të luajë një rrol kyç në shërimin e plagëve, bashkimin e njerëzve dhe duke ndërtuar ura të mëdha shpirtërore mes komuniteteve të ndryshme fetare. Në një prej këtyre urave mund të gdhenden fjalët e poetit shqiptar Naim Frasheri i cili ka thënë: Njeriu është faltorja jonë duke shpjeguar më tej se shtëpia e Zotit është arti njerëzor në mënyrë të atillë që çdo qenie njerëzore është e shenjtë.

Këto fjalë janë veçanërisht kuptimplotë pasi theksojnë kompleksitetin e sfidës tonë sepse na duhet të luftojmë terrorizmin pa hequr dorë nga vlerat tona dhe duhet ti kultivojmë ato sikur terrorizmi të mos ekzistonte. Kjo më kujton Papa Gjon Palin e Dytë i cili thoshte se feja dhe arsyeja janë si dy krahë në të cilat ngrihet shpirti njerëzor në përmbushje të së vërtetës. Dhe Zoti ka vendosur tek arti njerëzor, dëshirën për të njohur të vërtetën, pra e thënë ndryshe për të njohur vetë atë.

Unë jam katolik, gruaja ime është myslimane dhe ne kemi një vajzë dhe një djalë të besimit ortodoks ndërsa foshnja jonë është katolik. Kështu djali ynë, vetëm 1 vjeç duhet ende të vendosë se cilit besim ti përkasë, megjithëse ne besojmë se ai është katolik thjeshtë sepse Papa Françesku e ka bekuar atë dy herë, herën e parë kur ndodhej në barkun e nënës dhe herën e dytë kur ai erdhi në Tiranë. Dhe ai është me fat sepse jeton në një vend ku askush përfshirë familjen e tij nuk do ti bëjë kurrë presion atij që të zgjedhë një besim të caktuar dhe nuk do ti predikojë kurrë një besim përkundrejt tjetrit. Sepse ai ka lindur në një vend të pagëzuar nga vetë Papa Françesku si vendi i vëllazërisë fetare, çka përfaqëson një garanci thelbësore për brezat e ardhshëm që ta gëzojnë këtë botë në paqe dhe prosperitet.

Faleminderit për durimin dhe vëmendjen tuaj dhe më lejoni të shpreh mirënjohjen time ndaj pjesëmarrësve të tjerë në këtë panel veçanërisht madhërisë së tij Mbretit të Jordanisë, i cili është tepër i angazhuar në një luftë të përbashkët për të gjetur kuptimin e kësaj bote të turbullt.

*Fjala e mbajtur nga Edi Rama në një panel diskutimi me temë “Harmonia sociale për një zhvillim të qëndrueshëm: promovimi i respektit dhe mirëkuptimit në një kohë intolerance” në OKB