Forcat ruse të përforcuara nga rezervat vazhdojnë të tentojnë të rrethojnë qytetin Avdiivka, kanë thënë zyrtarët ushtarakë ukrainas.
Anton Kotsukon, zëdhënës i brigadës së 110-të të mekanizuar të veçantë, tha se një forcë ruse prej 40,000 vetësh ishte grumbulluar në tre anët e qytetit, raporton The Guardian.
Gjenerali Oleksandr Tarnavskyi, kreu i grupit jugor të forcave të Ukrainës, tha se trupat përreth Avdiivka-s po “mbanin fort mbrojtjen e tyre”.
Ndërkaq, një raketë ruse dëmtoi një anije civile nën një flamur liberian që hynte në portin e Odesës në Detin e Zi , duke vrarë një dhe duke plagosur katër persona, sipas ushtrisë ukrainase.
Ju kane rene puplat tani se deri dje mburreshit kemi vrare aq e kaq Ruse kur ne te vertete gjerat jane ndryshe , do te thote qe mediat nuk kane kredibilitet sepse vetem i sherbejne sistemit
Përgjigju