'Forcë politike e regjistruar jashtë afateve'/ Bindja Demokratike-Metës: Freno veten, je produkt i pazareve të pista

'Forcë politike e regjistruar jashtë afateve'/ Bindja Demokratike-Metës: Freno veten, je produkt i pazareve të pista

Ilir Meta dhe Astrit Patozi

Bindja Demokratike i është përgjigjur akuzave të presidentit të Republikës  pasi e quajti një parti të regjistruar jashtë çdo afati për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Gjatë prezantimit të argumenteve për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit presidenti Ilir Meta shigjetoi Bindjen Demokratike duke thënë se në disa bashki në vend, PS ka përballë kandidatët e një force politike të regjistruar në minutat e fundit në sistemin gjyqësor, dhe e regjistruar pranë KQZ përtej afateve ligjore.

"Kjo situatë bëhet edhe më absurde, referuar faktit që për këto zgjedhje në më shumë se në gjysmën e njësive të qeverisjes vendore konkurron vetëm një kandidat për t’u zgjedhur si Kryetar Bashkie, ndërkohë që për pjesën tjetër konkurrohet me kandidatë të propozuar nga një forcë politike e regjistruar në minutat e fundit në sistemin gjyqësor, dhe e regjistruar pranë KQZ përtej afateve ligjore", tha Meta.

Bindja Demokratike thotë se presidenti duhet të frenojë veten para se të flasë për të herë tjetër. Në deklaratë thuhet se presidenti duhet të pranojë heshtjen nga partia të cilën ja ka lënë trashëgimi bashkëshortes së tij dhe thashethemet nga një tjetër forcë politike. Ndërsa në mbyllje  Bindja i drejtohet presidentit duke thënë se nuk është përgjegjëse për krizën politike në vend, duke akuzuar atë se është produkt i pazareve të pista mes partive të vjetra.

"Meqë Presidenti i Republikës i paska lejuar vetes që të harrojë se përfaqëson unitetin e popullit dhe ka shprehur konsiderata negative në adresën tonë, na e ka bërë të detyrueshëm reagimin.

I kujtojmë atij se e ka detyrim që të dëgjojë dhe marrë për bazë vetëm atë që thonë institucionet shtetërore dhe jo opinionet e partive politike për njëra-tjetrën, ndaj duhet ta frenojë veten kur të flasë herë tjetër për BINDJEN DEMOKRATIKE. Gjithmonë, në rast se do ta ketë këtë mundësi.

Por edhe në këtë kontekst, është më mirë që të pranojë heshtjen, me të cilën e ka përcjellë krijimin e BINDJES DEMOKRATKE, partia që ia la trashëgim bashkëshortes së vet, se sa të marrë si aksioma thashethemet që dëgjon nga një forcë tjetër politike, që nuk e ka fshehur mërzinë dhe shqetësimin për futjen tonë në garën e 30 qershorit.

Kur themi se duhet të dëgjojë institucionet, i kujtojmë presidentit se kemi përmbushur çdo detyrim ligjor të Republikës së Shqipërisë që ka të bëjë me krijimin e partive politike dhe me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje. Dhe kjo është e certifikuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri.

Ndërsa për konsideratat e tij politike dhe jo institucionale nuk shqetësohemi fare, madje i vlerësojmë ato si një kontribut pozitiv për fushatën e BINDJES DEMOKRATIKE në këto zgjedhje. Sepse është fare e qartë për këdo se ne nuk kemi asnjë përgjegjësi për krizën politike, ku është zhytur Shqipëria për shkak të partive të vjetra, ndërkohë që vetë Presidenti i Republikës, si funksion dhe si personazh politik, është produkti më sinjifkativ i pazareve të pista midis tyre", përfundon deklarata.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meta: 10/06/2019 13:54

    Jo vetem prodkt e pazareve,por eshte prodokt"Made in Salih Berisha" e djallit te mallkuar ,Mos haro do mallkohesh 24 ore nga populli dhe shteti qe e vodhe dhe e plaqkite deri ne palc."mos te qelt mengjasi, e mos te zent mbremja".

    Përgjigju
  • Alb: 10/06/2019 12:21

    Bindja Demokratie eshte e vetmja Parti shprese ku I Kane syte Shqiptaret. ... Eshte nje partí e re ku duhet ti japim te pakten shansin se mos ndoshta sjell edhe sadopak ndryshim.... PS, PD dhe aq me keq LSI Kane treguar qe Jane klane korrupsioni qe Kane lidhje me cdogje tjeter pervec Politikes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë