Formacionet/ Asllani e nis nga stoli derbin Juventus - Inter, Allegri fut dy të rinj nga minuta e parë

Formacionet/ Asllani e nis nga stoli derbin Juventus - Inter, Allegri fut dy të rinj nga minuta e parë

Juventus - Inter

1701024617_interjuventus.jpg
Juventus dhe Inter luajnë sot në 20:45 në Torino për javën e 13-të në Serie A. Prej rivalitetit mes tyre, kjo sfidë ka marrë edhe emërtimin si Derbi i Italisë që në vitin 1967-të. Mbrëmja e sotme gjen Interin në krye të renditjes, me vetëm dy pikë më shumë se "Zonja".

Juventusi  vjen nga një seri rezultatesh pozitive, me 5 fitore në 5 ndeshjet e fundit të luajtura në Serinë A. Skuadra e Allegrit ka rizbuluar qëndrueshmërinë e saj në mbrojtje, me vetëm 1 gol të pësuar dhe 7 të shënuar. Falë kësaj serie fitoresh radhazi, bardhezinjtë janë ngjitur në vendin e dytë të renditjes me 29 pikë.

Po aq pozitive është edhe rruga e Interit, i cili deri më tani ka fituar 31 nga 36 pikët e disponueshme në Serinë A. Në pesë ndeshjet e fundit të luajtura mes Serisë A dhe Champions League, zikaltërit kanë 5 fitore, me 8 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar. Deri më tani, skuadra e Inzaghit ka sulmin më të mirë (29 gola të shënuar) dhe mbrojtjen më të mirë (6 gola të pësuar) në kampionat.

Sa i takon formacioneve, Allegri ka hedhur nga minuta e parë në fushë të rinjtë Cambiaso dhe Nicolussi Caviglia. Nga ana tjetër, Inzaghi luan në sulm me Thuram - Lautaro, teksa Asllani do kërkojë minuta në pjesën e dytë.

Formacionet zyrtare:

JUVENTUS (3-5-2): Szczesny; Gatti, Bremer, Rugani; Cambiaso, McKennie, Nicolussi Caviglia, Rabiot, Kostic; Chiesa, Vlahovic

INTER (3-5-2): Sommer; Darmian, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro Martinez


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Juventus dhe Inter 1-1 në Derbin e Italisë, zikaltërit në krye të Serie A! Roma fiton 3-1 në shtëpi, Sassuolo mund 3-4 Empolin


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tritol banesës së gjyqtarit të Shkodrës, policia rrethon zonën, mblidhen provat materiale

Tritol banesës së gjyqtarit të Shkodrës, policia rrethon zonën, mblidhen provat materiale