GOLAT/ Juventus dhe Inter 1-1 në Derbin e Italisë, zikaltërit në krye të Serie A! Roma fiton 3-1 në shtëpi, Sassuolo mund 3-4 Empolin

Serie A e futbollit zhvilloi pesë duele këtë të dielë, teksa gjithë vëmendja ishte në mbrëmje ku në Torino u luajt Derbi i Italisë, me Juventusin dhe Interin që barazuan 1-1. Sërish zikaltërit qëndrojnë në krye të klasifikimit me dy pikë më shumë se "Zonja". E dielë sportive në Serie A nisi në 12:30, ku në Sardegna Cagliari dhe Monza ndanë pikët duke barazuar 1-1. Në 15:00 Empoli humbi 3-4 në shtëpi nga Sassuolo, ndërsa Frosinone mundi 2-1 Genoan. Në 18:00 në "Olimpico" Roma mundi 3-1 Udinesen.

Në Sardegna, Cagliari barazoi 1-1 me Monzën. Ishin vendasit e Ranierit që shënuan me Dossena në minutën e 10-të, ndërsa miqtë nga Brianteo barazuan me Maric në minutën e 61.

Në "Carlo Castellani" Empoli u mund 3-4 nga Sassuolo, në një ndeshje që në fundin e saj ishte një thriller i vërtetë. Për vendasit nga minuta e parë në fushë ishin Berisha dhe Ismajli, teksa Shpendi qëndroi në stol. Te Sassuolo Bajrami mori 11 minuta në fundin e lojës, çka rezultaun edhe deçizive. Caputo, Fazzini dhe Kovalenko shënuan te Empoli, me miqtë që u përgjigjën me Pinamontin, Henrique dhe dopietën ne Berardin, teksa kapiteni i dha tri pikë të tijve në minutën e 90+2.

Në "Benito Stripe", Frosinone bëri detyrën në shtëpi duke mundur 2-1 Genoan. Soule dhe Monterisi gjetën rrjetën te vendasit, ndërsa Malinovski shënoi për miqtë. Marvin Çuni u la në stol për Frosinonen, kurse Arijon Ibrahimovic mori minuta në pjesën e dytë.

Roma ia doli të merrte tri pikë në shtëpi duke mundur 3-1 skuadrën e Udineses në "Olimpico". Për javën e 13-të në Serinë A, miqtë bënë "me zemër" djemtë e Mourinhos me barazimin e përkohshëm. Gjithçka u zhbllokua në minutën e 20-të nga Mancini, me mbrojtësin që shënoi me kokë pas asistit të Dybala. Pjesa e parë do mbyllej 1-0, ndërsa Thauvin në të 57 minutë vendosi ekuilibrat.

Roma "u zgjua" dhjetë minutat e fundit dhe gjeti epërsinë me Dybala në minutën e 81, pas pasimit finale të Lukakut. Në fund kishte vend edhe për El Shaarawy që "vulosi" ndeshjen për 3-1 në minutën e 90-të. Me 21 pikë pas javës së 13-të, Roma mban vendin e pestë. Udine ndodhet në pozitën e 16-të me 11 pikë.

Juventusi dhe Interi barazuan 1-1 në Derbin e Italisë të zhvilluar në Torino. Pas javës së 13-të në Serinë A, janë sërish zikaltërit e Simone Inzaghit që mbajnë vendin e parë në klasifikim. Përballja më e fortë e ditës në futbollin italian nuk zhgënjeu pritshmëritë, kjo për lojën dhe rastet e krijuara në fushë. Të parët në avantazh kaluan vendasit e Allegrit me golin e Dusan Vlahovic në minutën e 27-të. Ekuilibri mbërriti vetëm pas gjashtë minutash lojë nga Lautaro Martinez. Kapiteni i Interit shënoi në një aksion të shpejtë me pesë pasime, duke bërë që skuadrat të ndanin pikët. Edhe pse pjesa e dytë ishte e luftuar, të dyja ekipet u ndanë në paqe. Shtatë minuta lojë edhe për Kristjan Asllanin te Interi, me lojtarin e Kombëtares që zuri vendin e Calhanoglu. Pas javës së 13-të, Serinë A e kryeson Interi me 32 pikë, dy më shumë se Juventusi.

Serie A, java 13-të - e dielë:

12:30 Cagliari 1-1 Monza (Dossena 10' / Maric 61')

15:00 Empoli 3-4 Sassuolo (Caputo 4', Fazzini 25', Kovalenko 86' / Pinamonti 9', Henrique 20', Berardi 66' (p), 90+2')

15:00 Frosinone 2-1 Genoa (Soule 34', Monterisi 90+4' / Malinovsky 38')

18:00 Roma 3-1 Udinese (Mancini 20', Dybala 81', El Shaarawy 90' / Thauvin 67' )

20:45 Juventus 1-1 Inter (Vlahovic 27' / Lautaro 33')

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:41
VIDEO/ Paqe në Derbin e Italisë, Juventus 1-1 Inter! Zikaltërit në krye të Serie A, 7 minuta për Asllanin

inter.jpg" style="height:450px; width:780px" />
Juventusi dhe Interi barazuan 1-1 në Derbin e Italisë të zhvilluar në Torino. Pas javës së 13-të në Serinë A, janë sërish zikaltërit e Simone Inzaghit që mbajnë vendin e parë në klasifikim. Përballja më e fortë e ditës në futbollin italian nuk zhgënjeu pritshmëritë, kjo për lojën dhe rastet e krijuara në fushë. Të parët në avantazh kaluan vendasit e Allegrit me golin e Dusan Vlahovic në minutën e 27-të. Ekuilibri mbërriti vetëm pas gjashtë minutash lojë nga Lautaro Martinez. Kapiteni i Interit shënoi në një aksion të shpejtë me pesë pasime, duke bërë që skuadrat të ndanin pikët. Edhe pse pjesa e dytë ishte e luftuar, të dyja ekipet u ndanë në paqe. Shtatë minuta lojë edhe për Kristjan Asllanin te Interi, me lojtarin e Kombëtares që zuri vendin e Calhanoglu. Pas javës së 13-të, Serinë A e kryeson Interi me 32 pikë, dy më shumë se Juventusi.

 

Ora 20:02
VIDEO/ Roma 'shtyp' 3-1 Udinesen dhe kërkon zonën Champions

udinese.jpg" style="height:520px; width:780px" />
Roma ia doli të merrte tri pikë në shtëpi duke mundur 3-1 skuadrën e Udineses në "Olimpico". Për javën e 13-të në Serinë A, miqtë bënë "me zemër" djemtë e Mourinhos me barazimin e përkohshëm. Gjithçka u zhbllokua në minutën e 20-të nga Mancini, me mbrojtësin që shënoi me kokë pas asistit të Dybala. Pjesa e parë do mbyllej 1-0, ndërsa Thauvin në të 57 minutë vendosi ekuilibrat.

Roma "u zgjua" dhjetë minutat e fundit dhe gjeti epërsinë me Dybala në minutën e 81, pas pasimit finale të Lukakut. Në fund kishte vend edhe për El Shaarawy që "vulosi" ndeshjen për 3-1 në minutën e 90-të. Me 21 pikë pas javës së 13-të, Roma mban vendin e pestë. Udine ndodhet në pozitën e 16-të me 11 pikë.

 

 

 

 

Ora 19:50
Formacionet/ Asllani e nis nga stoli derbin Juventus - Inter, Allegri fut dy të rinj nga minuta e parë

1701024617_interjuventus.jpg
Juventus dhe Inter luajnë sot në 20:45 në Torino për javën e 13-të në Serie A. Prej rivalitetit mes tyre, kjo sfidë ka marrë edhe emërtimin si Derbi i Italisë që në vitin 1967-të. Mbrëmja e sotme gjen Interin në krye të renditjes, me vetëm dy pikë më shumë se "Zonja".

Juventusi  vjen nga një seri rezultatesh pozitive, me 5 fitore në 5 ndeshjet e fundit të luajtura në Serinë A. Skuadra e Allegrit ka rizbuluar qëndrueshmërinë e saj në mbrojtje, me vetëm 1 gol të pësuar dhe 7 të shënuar. Falë kësaj serie fitoresh radhazi, bardhezinjtë janë ngjitur në vendin e dytë të renditjes me 29 pikë.

Po aq pozitive është edhe rruga e Interit, i cili deri më tani ka fituar 31 nga 36 pikët e disponueshme në Serinë A. Në pesë ndeshjet e fundit të luajtura mes Serisë A dhe Champions League, zikaltërit kanë 5 fitore, me 8 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar. Deri më tani, skuadra e Inzaghit ka sulmin më të mirë (29 gola të shënuar) dhe mbrojtjen më të mirë (6 gola të pësuar) në kampionat.

Sa i takon formacioneve, Allegri ka hedhur nga minuta e parë në fushë të rinjtë Cambiaso dhe Nicolussi Caviglia. Nga ana tjetër, Inzaghi luan në sulm me Thuram - Lautaro, teksa Asllani do kërkojë minuta në pjesën e dytë.

Formacionet zyrtare:

JUVENTUS (3-5-2): Szczesny; Gatti, Bremer, Rugani; Cambiaso, McKennie, Nicolussi Caviglia, Rabiot, Kostic; Chiesa, Vlahovic

INTER (3-5-2): Sommer; Darmian, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro Martinez

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Partizani pret Vllazninë, Veselinovic: Respektojmë më shumë veten tonë, Brdaric njeri dhe trajner serioz

Partizani pret Vllazninë, Veselinovic: Respektojmë më shumë veten tonë, Brdaric njeri dhe trajner serioz