Serie A e futbollit në Itali është në përgatitje të raundit të 12-të. Padyshim spikat derbi i Milanos mes Interit dhe Milanit, i cili do zhvillohet në "Giuseppe Meazza" të dielën duke nisur nga ora 20:45.
Të gjitha biletat janë shitur dhe në stadium pritet të jenë mbi 75 mijë tifozë, për "Derbin e Madoninës". Përballja e kësaj fundjave do jetë e 229 mes dy klubeve në histori, me Interin që ka më shumë fitore.
85 ndeshje kanë fituar zikaltërit, kundrejt 74 të Milanit, 69 duele të tjera janë mbyllur në barazim. Interi ia ka dalë t'i shënojë Milanit 311 gola, kundrejt 295 të pësuarve. Statistikat më sipër vlejnë për përballjet në të gjitha kompeticionet.
Formacionet e mundshme dhe dilemat
Trajneri i Interit, Cristian Chivu pritet të hedhë në fushë një formacion sulmues, me skemën 3-5-2. Dilema e vetme është ajo në mesfushë, nëse nga minuta e parë do luajë Zielinski apo Sucic. Duket se polaku ka më shumë gjasa që të ketë një fanellë titullari.
Nga ana tjetër, Milani është në dilemë për krahun e majtë. Bartesaghi duket se është më i avantazhuar se Estupinan. Max Allegri do përgjigjet me skemën 3-5-2.
Asnjë skuadër nuk ka futbollistë të pezulluar dhe të gjithë janë të gatshëm për të dyja stafet teknike.
Pas 11 raundesh, Interi me 24 pikë ndan kreun e Serie A me Romën, ndërsa ndjek Milani me 22 pikë. Përballja e të dielës mund të vendosë kreun e Serie A për javët që vijnë.
Inter - Milan, formacionet e mundshme
Komente








