KATAR 2022/ Argjentina autokritikë ndaj Meksikës, 2 gola vendosin ndeshjen e Botërorit! Kualifikimi mbetet i hapur, Messi supergol (VIDEO)

FT/ Argjentinë 2-0 Meksikë (Messi 64', Fernandez 87')

Argjentina fitoi 2-0 me Meksikën në grupin C të Kupës së Botës, duke marrë tri pikët e para në këtë kompeticion. Skuadra Albiceleste tanimë është në garë për t'u kualifikuar në fazën me eleminim direkt, teksa mban vendin e dytë në grup me tre pikë. Ndeshja kundër Meksikës u vendos në pjesën e dytë nga golat e Lionel Messit dhe Fernendez.

Sfida nisi e vakët për dy skuadrat, me lojën që ishte e fortë dhe prodhoi dy kartona të verdhë, nga një për secilën skuadër. Araujo u ndëshkua në minutën e 22, teksa Montiel në të 43 minutë. Pjesa e dytë pasqyroi një tjetër lojë për dy skuadrat, kjo edhe pas ndërrimeve. Te Argjentina, trajneri Scaloni hodhi tre forca të freskëta në fushë. Do duhej minuta e 64 e ndeshjes që Lionel Messi të shënonte një supergol nga jashtë zone, pas asistit të Di Maria. Në 21 ndeshje në Kupën e Botës, Messi gjen golin e tetë në total.

Goli i dha zemër Argjentinës që filloi të shihte më shumë nga porta e Ochoa. Në të 87 minutë, lëvizja dhe më pas goditja fantastike e Fernandez sollën golin e dytë dhe atë të qetësisë te Argjentina pas asistit të Messit. Në ndeshjen e dytë në grup, amerikano-latinët marrin pikët e para duke qenë në garë për kualifikimin në fazën me eleminim direkt. Pas humbjes me Arabinë Saudite 1-2, Messi me shokë bënë autokritikë në përballjen me Meksikën.

Me një ndeshje tjetër për t'u zhvilluar, grupi C kryesohet nga Polonia me katër pikë, Argjentina dhe Arabia Saudite me tre pikë, teksa në fund Meksika me një pikë. Në ndeshjet e fundit në grup, Argjentina luan me Poloninë dhe Meksika luan me Arabinë Saudite.

Renditja:

VIDEO:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Nuk është rastësi, Messi barazon golat e Maradonës në Botëror

Fitorja e Argjentinës 2-0 me Meksikën pa Lionel Messin të gjente golin e tetë në Botëror. Në 21 ndeshje në Kupat e Botës, Messi ia ka dalë të shënojë njësoj sa Diego Maradona. Tanimë "Pleshti" ka barazuar rekordin e idhullit të tij.

Ora 22:36
Njeriu i ndeshjes, Lionel Messi: Tani nis Botërori për ne, e dinim që nuk duhet të gabonim

Argjentina fitoi 2-0 me Meksikën, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikimin më tej në Kupën e Botës. Lionel Messi shënoi një nga golat teksa u shpall njeriu i ndeshjes. Pas ndeshjes "Pleshti" tregoi se një tjetër Botëror nis tani për ta. Me 21 ndeshje në Botëror, Messi shkon në kuotën e 8 golave.

"Ne i kemi të gjitha finale, nuk mund të gabojmë. Duhet të bëjmë më të mirën dhe mos zhgënjejmë tifozët tanë. Me punë dhe ndeshje të mirë do gëzojmë njerëzit tanë. Ishte një ndeshje në të cilën ishte e vështirë të kaloje në epërsi, sepse Meksika luajti mirë. Në pjesën e parë luajtëm me intensitet, në të dytën u qetësuam dhe u kthyem në lojën tonë. E dinim që duhej të fitonim sot, ishim të kushtëzuar nga ndeshja e parë. E dinim që një tjetër Botëror duhej të fillonte sot për ne dhe kështu ndodhi. Nuk mund të gabojmë më", tha Messi.

Ora 21:49
VIDEO/ Argjentina fut në 'kasafortë' tri pikët, gol spektakolar në 'Lusail'

Argjentinë 2-0 Meksikë. Fernandez shënon golin e dytë për skuadrën e Argjentinës në minutën e 87. Një veprim fantastik i lojtarit të Albiceleste dhe më pas gjuajtja shtangin Ochoa në portë.

 

Ora 21:25
VIDEO/ Festë e madhe te Argjentina, Lionel Messi i shënon Meksikës nga jashtë zone

Argjentinë 1-0 Meksikë. Lionel Messi kalon në avantazh Argjentinën në minutën e 64. "Pleshti" ka shënuar një supergol nga jashtë zone. Festë e madhe në stadium, me golin e Messit që vlen shumë për kalimin e grupit.

 

Ora 21:07
FOTO/ Të gjithë të 'çmendur' pas Messit, anëtari i Argjentinës bën tatuazh portretin e Leo-s

Argjentina dhe Meksika po luajnë pjesën e dytë në Kupën e Botës. Ndërkohë që luhet ndeshja, një nga anëtarët e stafit të Argjentinës është fotografuar me imazhin e Lionel Messit në këmbë. Aq shumë e dashurojnë Leon në vendin e tij, sa e kanë perjetësuar me tatuazh.

Ora 19:32
VIDEO/ Argjentina si finale në Katar, atmosferë e zjarrtë para ndeshjes me Meksikën

Argjentina dhe Meksika luajnë sot në 20:00 në Kupën e Botës. Humbja 1-2 me Arabinë Saudite në ndeshjen e parë, detyron Argjentinën që mos dalë pa pikë nga dueli i sotëm nëse nuk dëshiron të largohet me turp nga kjo Kupë Bote. Tanimë tifozët kanë filluar të futen në stadiumin Lusail, me atmosferën që ka qenë e zjarrtë te të dyja tifozeritë.

 

S.DH/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 26/11/2022 21:57

    Mos u gezoni shume,fitore e Arabise Saudite dhe barazim i Argjentines I con ne shtepi keta lojtare qe gjuajten nje here ne porte jashte zones per 70 minuta

    Përgjigju
    • Artan: 27/11/2022 02:02

      Harrove edhe te thuash qe jo vetem fitorja, po edhe barazimi u ben arabve po nuk fitoi Argjentina.

    • Artan: 27/11/2022 02:00

      Se arabet me Argjentinen gjuajten dhjete here ne porte, dhe pastaj benin sikur vriteshin edhe kur gjuanin topin.

    • Toni: 26/11/2022 23:02

      fix

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite