Vllaznia dhe Partizani luajnë sot në 17:45 në "Loro Boriçi" për javën e shtatë në Superligë. Ndeshja është e shumëpritur në Shkodër, me tifozët që kanë shprehur interesin për këtë duel. Pas një "shterpësie" në disa ndeshje, të kuqtë e Colella kërkojnë të dalin me pikë të plota nga transferta, duke dashur të harrojnë humbjen 2-0 në derbin me Tiranën. Jashtë mbetet sërish Hoxha, me portierin Rexhepi që është nga minuta e parë në fushë paçka gafës në derbi.
Nga ana tjetër, Vllaznia vjen me mungesa në këtë duel. Josa do ketë jashtë Latifin, Boshnjakun dhe Heric. Megjithë mungesat, trajneri ka vendosur një formacion sulmues në këtë përballje, duke mos ndryshuar skemën.
Formacionet zyrtare:
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Juric, Bulatovic, Smajli, Alivoda, Jonuzi, Marku, Mala, Kaina, Hoxhaj Trajner: Mirel Josa
Partizani: Rexhepi, Sota, Rrapaj, Hadroj, Bitri, Buxhelaj, Hodo, Hoti, Murataj, Da Silva, Skuka Trajner: Giovanni Colella
Komente










