LIVE/ Francë 0-1 Spanjë (Oyarzabal 22' (11 m))
SHBA - Këtë të martë duke nisur nga ora 21:00 në stadiumin e Arlingtonit në Dallas (Teksas), Franca dhe Spanja po përballen në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026. Njëra nga dy skuadrat do të mbërrijë në finalen e madhe të 19 korrikut, teksa për francezët kjo mund të jetë finalja e tretë radhazi (fituan trofeun në 2018).
Komentet më të rëndësishme të sfidës:
45+6' Mbyllet pjesa e parë, Spanja kryeson 0-1 kundër Francës.
30' William Saliba lë fushën i dëmtuar te Franca, vendin e tij e merr Maxence Lacroix.
22' GOOL! Mikel Oyarzabal kalon Spanjën në epërsinë 0-1 nga pika e bardhë e 11 metërshit. Digne gaboi në kontrollin e topit, teksa Yamal i 'vodhi' kohën dhe mbrojtësi francez bëri një ndërhyrje të gabuar kundër sulmuesit spanjoll që për arbitrin ishte 11 metërsh.
1' Nis ndeshja me topin e parë të shkelmuar nga Spanja.
PRAGNDESHJA - Trajnerët Didier Deschamps dhe Luis de la Fuente kanë bërë edhe vendosjet zyrtare në fushë, duke iu besuar emrave më në formë që kanë të gatshëm.
Në gjithë historinë mes tyre të dyja kombëtaret janë përballur 38 herë, 18 herë ka fituar Spanja, 13 herë Franca dhe në 7 raste përballjet janë mbyllur në barazim.
Gjysmëfinalja tjetër e cila luhet nesër në orën 21:00 është ajo mes Anglisë dhe Argjentinës.
Formacionet zyrtare:
Franca (4-2-3-1): Maignan; Digne, Saliba, Upamecano, Kounde; Rabiot, Tchouameni; Barcola, Olise, Dembele; Mbappe Trajner: Didier Deschamps
Spanja (4-2-3-1): Simon; Porro, Cubarsi, Laporte, Cucurella; Rodri, Ruiz; Yamal, Olmo, Baena; Oyarzabal Trajner: Luis de la Fuente
Francë - Spanjë, formacionet zyrtare
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente






