KATAR 2022/ Franca i falet dopietës së Mbappe, 'Gjelat' bëhen skuadra e parë që kalojnë grupet në Kupën e Botës! Bie Danimarka (VIDEO)

FT/ Francë 2-1 Danimarkë (Mbappe 61', 86' / Christensen 68')

Franca kampione bote në fuqi fitoi 2-1 me Danimarkën për grupin D të Botërorit. Në "Stadiumin 974" në Doha, ka qenë Mbappe që me dopietën e tij kalon Francën në fazën e 1/8 me eleminim direkt, duke e bërë skuadrën e parë të kualifikuar pas dy ndeshjeve të para.

Sfida nisi në ekuilibër për dy skuadrat, që studiuan lojën e njëra-tjetrës. Me disa raste të pakonkretizuara, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Në 45 minutat e dyta u shënuan tre gola, teksa ishte Mbappe që do zhbllokonte duelin në të 61 minutë.

Vetëm shtatë minuta pas golit të avantazhit, Christensen te Danimarka vendosi ekuilibrat për 1-1. Do duhej minuta e 86 e ndeshjes që Mbappe pas asistit të Griezmann do shënonte golin e dytë për francezët. Edhe pas gjashtë minutave shtesë skuadra e Deschamps mbajti rezultatin, për t'u bërë ekipi i parë në këtë Kupë Bote që kalon në fazën me eleminim direkt pas dy ndeshjeve të para.

Franca qëndron në krye të grupit D me gjashtë pikë, teksa pret Tunizinë në ndeshjen e fundit. Australia me tre pikë është në vendin e dytë, teksa Danimarka dhe Tunizia kanë nga një pikë. Për danezët ndeshja e fundit me Tunizinë është si një finale nëse duan të kalojnë më tej.

Renditja:

VIDEO:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:26
Historike për Griezmann, sulmuesi barazon rekordin e Zidane

Fitorja 2-1 e Francës me Danimarkën pa shkëlqimin edhe të Griezmann. Fantazisti asistoi për golin e dytë të Mbappe, teksa barazoi me 26 asite legjendën Zidane te Franca. Pas ndeshjes Antoine ka folur me krenari që ia doli të barazojë një yll si Zidane. "Jam shumë krenar për këtë, por vazhdoj të mendoj për punën si ekip, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Të gjithë kemi bërë një punë të jashtëzakonshme, të gjithë jemi të kënaqur me këtë kualifikim", tha Griezmann.

Ora 20:21
Dopieta që kaloi Francën në play-off e Botërorit, Mbappe barazon legjendën Pele

Franca fitoi sot 2-1 me Danimarkën për grupin D të Kupës së Botës. Dopieta e Mbappe dërgoi "Gjelat" në fazën play-off të Kupës së Botës. Golat e Mbappe e dërgojnë sulmuesin në kuotën e shtatë realizimeve në Kupën e Botës para moshës 24 vjeçare. Më herët vetëm Pele në Botërorin 1962 në Kili kishte arritur këtë shifër golash teksa ishte 21 vjeç. Tanimë Mbappe mban kreun e golashënuesve në këtë Kupë Botë së bashku me Valencian e Ekuadorit me 3 gola. Veç saj, Mbappe ka shënuar 7 gola në Kupat e Botës, po aq sa kanë Messi dhe Suarez.

Ora 18:47
VIDEO/ Gol me shije kualifikimi, Mbappe shënon dopietë personale për Francën! Bie Danimarka

 

Franca 2-1 Danimarka. Kylian Mbappe ka shënuar golin e dytë për Francën në minutën e 86 të ndeshjes. Një krosim nga Griezmann ka bërë që sulmuesi i PSG ta dërgojë topin në rrjetë për të dytën herë këtë ndeshje.

 

Ora 18:30
VIDEO/ Avantazhi i Francës zgjat vetëm 7 minuta, Danimarka barazon me një mbrojtës

Francë 1-1 Danimarkë. Andreas Christensen ka barazuar ndeshjen për danezët. Goli i Mbappe ka zgjatur avantazhin e Francës për 7 minuta, teksa mbrojtësi i Barcelonës vendos ekuilibrat në të 68 minutë.

 

Ora 18:21
VIDEO/ Kylian Mbappe shënon për Francë, kalimi i grupit një hap larg

Francë 1-0 Danimarkë. Kylian Mbappe ka shënuar për Francën në minutën e 61 të ndeshjes. Një aksion i bukur i Gjelave ka bërë që Theo të asistojë për Mbappe, që shënon golin e avantazhit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria