KATAR 2022/ Meksika dhuron 'show' kundër Arabisë Saudite, amerikanët largohen nga Botërori edhe pse shkëlqejnë (VIDEO)

FT/ Arabia Saudite 1 - 2 Meksika (Dausari 90+4' / Martin 48', Chavez 52')

Meksika fitoi 1-2 me Arabinë Saudite në grupin C të Kupës së Botës. Golat e Martin dhe Chavez nuk e ndihmuan skuadrën nga Amerika e Veriut që të kalonte në 1/8 e Botërorit, teksa me pikë të barabarta por falë golavarazhit në 16 skuadrat më të mira kalon Polonia. Argjentina e mbyll si e para e grupit.

Ndeshja nisi mirë për Meksikën që nuk ia doli të shënojë në pjesën e parë. Në 45 minutat e dyta Meksika do gjente dy herë golin me Martin dhe Chavez, teksa në fund Al Dausari shënoi për 1-2.

Pas ndeshjeve të fundit në grupin C, Argjentina me gjashtë pikë e mbyll si kokë grupi, teksa kualifikohet edhe Polonia me katër pikë. Po katër pikë ka edhe Meksika që nuk kalon për shkak të golavarazhit. Arabia Saudite në fund me tre pikë. Pas ndeshjeve të sotme dhe verdikteve në grupet C dhe D, në fazën e 1/8 do luhen Argjentinë - Australi dhe Francë - Poloni.

VIDEO:

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:14
VIDEO/ Meksika dy gola në katër minuta, realizimi nga 30 metra 'çmend' tifozët

48' Arabia Saudite 0-1 Meksika. Skuadra nga Amerika e Veriut gjen epërsinë me Martin. Vetëm tre minuta nga nisja e pjesës së dytë Maksika gjen epërsinë pas zhvillimeve të një këndoreje.

52' Arabia Saudite 0-2 Meksika. Gol fantastik nga Chavez në minutën e 52. Goditja e dënimit nga 30 metra ndalet në trekëndëshin e portës për një nga perlat e Botërorit.

S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet