Nga Ylli Pata: Cilat janë pasojat politike të çështjeve penale ndaj Berishës dhe Metës?!

Nga Ylli Pata: Cilat janë pasojat politike të çështjeve penale ndaj Berishës dhe Metës?!

Sali Berisha dhe Ilir Meta, të dy nën hetim dhe akuzë nga SPAK

Sali Berisha dhe Ilir Meta, realisht e kanë humbur peshën e tyre potenciale politike që në vitin 2016, kur dolën kundër reformës në drejtësi.

Natyrisht fuqia e tyre relative dhe influenca në qarqet që ata kontrollonin nuk ra brenda ditës. Edhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi ky është një proces.

Nëse siç thotë Kreshnik Spahiu, ata do të hapnin krahun për të ndihmuar një klasë të re politike opozitare, gjërat do të ishin ndryshe. Nuk pranuan ta bëjnë, pasi theksuan se do të bëjnë betejë për të larguar Edi Ramën, që sipas tyre është njeriu i mafias ndërkombëtare që po sjell të këqija në vend.

Këtë objektiv e synuan që në vitin 2013 me protestat e armëve kimike e vit pas viti me manovra të gjithëfarë lloji. Në fund dështuan. Edi Rama sot është në mandatin e tretë e po kërkon mandatin e katërt.

E gjithë kjo ka ndodhur kur Meta u bë edhe President e Sali Berisha njeriu që kontrollonte PD-në, madje deri në atë fazë sa kontrollonte edhe qarkullimin e votave drejt LSI-së në 2017-n.

Ishte një lojë me Edi Ramën, që kryeministri në 2017 e konsideroi shah, e ku tha se është dy-tre lëvizje përpara.

Objektiv politik i rrëzimit të Ramës dështoi sa herë u tentua me lëvizjet politike dhe parapolitike, por rrëzimi i Ramës nuk ishte objektiv i vetëm. Në fund të fundit ky objektiv ishte krejt normal, të cilin e ka çdo politikan në botë për të përmbysur rivalin e tij.

Por gjithçka u acarua kur Berisha e Meta, u bënë bllok të krijojnë një narracion pa lidhje kundër zyrtarëve të SHBA dhe BE-së në Tiranë. Narracion që nisi me Donald Lu-në dhe Romana Vlahutin, e vijoi me Yuri Kim e me Luigi Soreca. Por këto nuk ishin të vetmit, u baltos ambasadori i OSBE-së në Tiranë, diplomati gjerman Benrd Botchard, ambasadori Italian etj.

Kjo luftë, u kthye në një një fushatë toksike disavjeçare në panele e portale, ku flitej për dashër, dashnorë, perversitete, ku nuk u kursye as kreu i delegacionit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, gjermani Knut Fleckenstein.

Ndërkohë, shefja e diplomacisë së BE-së e kohës, Federica Mogherini, u akuzua si trafikante kokaina në bashkëpunim me motrën e saj.

E gjithë kjo fushatë e çalltisur dhe frenetike çoroditi kokat e publikut këtu, por dha e krijoi vraga të rënda të lidhjeve të opozitës shqiptare me Perëndimin. Vetëm si pasojë e një “dëshire” pa arsye të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Të cilët nuk patën kurrë logjikë të ftohtë për të shpjeguar arsyet e tyre, por miratuan një plan për të trazuar e bllokuar sa më shumë situatën.

Siç dihet, ky plan, si i pari dështoi. Objektivi i tretë i tyre ishte kontrolli i opozitës shqiptare. Një plan që nuk e patën aq të lehtë, pasi amerikanët e britanikët me ‘Non grat’-an, i dhanë një shans opozitës shqiptare për të rikrijuar vetveten përtej problemeve personale dhe familjare të liderëve të saj.

Prej 2021 lufta e fortë, pa përjashtimin e çdo mjeti apo mënyre nga Berisha e Meta për të kontrolluar opozitën, e çoi atë në një situatë kaotike dhe anarkie. Ku lidershipi u dezintegrua. Proces, që nëse do të ndodhte normalisht me vota, debate, apo edhe forume politike, trauma do të ishte gjithnjë e më e vogël.

Megjithatë, mund të thuhet pa asnjë dyshim se jemi në mesin e një reaksioni kimik, i cili në fund të saj do të prodhojë një reagent të ri, shoqëruar siç ndodh gjithmonë me gaz e me zhurmë.

Por në fund do të dalë një opozitë e re, pjesë të cilës sot janë prezent edhe aktiv në media e Parlament që e thonë hapur fare që e ndjejnë vetën jashtë sferës së qarkullimit të dyshes së vjetër. Ky proces tashmë ka dalë hapur dhe nuk ka asnjë drojë si nga të rinjtë, ashtu edhe nga Basha, Shehi, Alibeaj etj që japin qëndrimin e vet edhe pse kanë përplasje dhe kundërshtime me njëri-tjetrin. Qëndrim që sipas të gjitha gjasave do hyjë në një proces politik në mos normal, të paktën jo formal të një ballafaqimi politik, i cili do të prodhojë lidershipin e ri.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?