FT/ Real Madrid 4-1 Barcelona (Vinicius Junior 7', 10', 39', Rodrygo 64' / Lewandowski 33')
ARABIA SAUDITE - Real Madridi është fituesi i Superkupës së Spanjës. "Galaktikët" mposhtën 4-1 Barcelonën në El Clasicon e zhvilluar këtë të dielë në Riad të Arabisë Saudite. Për madrilenët ky është trofeu i 13-të i Superkupës, ndërsa katalanasit vijojnë të jenë në krye me një më shumë.
Sfida në Arabinë Saudite u diktua nga Reali, me djemtë e Ancelottit që dominuan takimin dhe shënuan në minutat 7 dhe 10 me Vinicius Junior. Në të 33 minutë ishte Lewandowski që dha shkëndija shprese për të tijtë, duke rihapur ndeshjen për 2-1. Kur u duk se Barça 'u zgjuar', Vinicius Junior shënoi golin e tretë në të 39' me penalltinë e fituar nga po ai.
Pjesa e dytë nuk kishte histori, teksa Reali gjeti edhe golin e katërt. Sërish një brazilian, por këtë herë Rodrygo në të 64 minutë shënoi për 4-1 duke mbyllur llogaritë e takimit. Barça luajti për 19 minuta me një lojtar më pak, kjo pas daljes me karton të kuq të Araujo.
Edhe njëherë këtë sezon Real Madrid tregohet më i fortë se katalanasit, me Xavin që ka punë përpara për të bërë në kampionat. 7.3 milionë euro shkojnë në arkat e Realit pas fitores së këtij trofeu.
Komentet e rëndësishme:
90' Mbyllet 4-1 ndeshja.
71' Araujo lë Barcelonën me dhjetë lojtarë pas dy kartonave të verdhë.
64' Pas një aksioni me shumë pasime dhe me zhvendosje loje, Rodrygo përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe i shënon golin e katërt Barcelonës.
45' Mbyllet 3-1 pjesa e parë.
33' -39' / Lewandowski rihapi ndeshjen në të 33 minutë duke shënuar një gol të bukur për Barçën (2-1), ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë Vinicius fitoi penallti dhe shënoi tripletën personale dhe golin e tretë të Realit. Ndeshja me "marshin e pestë" në Riad.
7' - 10' / Vinicius Junior ka shënuar dy gola të shpejtë për Real Madridin. Sulmuesi gjeti golin e parë të sfidës pas shtatë minutave lojë dhe më pas në të dhjetën minutë dyfishoi shifrat.
1' Fillon ndeshja.
Formacionet zyrtare:
Real Madrid: Lunin; Carvajal, Rüdiger, Nacho, Mendy; Tchouaméni, Valverde, Kroos, Bellingham; Rodrygo, Vinicius Trajner: Carlo Ancelotti
Barcelona: Iñaki Peña; Araujo, Koundé, Christensen, Balde; Gündogan, De Jong, Sergi Roberto, Pedri; Lewandowski, Ferran Torres Trajner: Xavi Hernandez
Minuta 64, Real Madrid 4-1 Barcelona. Pas një aksioni me shumë pasime dhe me zhvendosje loje, Rodrygo përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe i shënon golin e katërt Barcelonës.
33' dhe 39' / Real Madrid 3-1 Barcelona. Lewandowski rihapi ndeshjen në të 33 minutë duke shënuar një gol të bukur për Barçën (2-1), ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë Vinicius fitoi penalltinë dhe shënoi tripletën personale dhe golin e tretë të Realit. Ndeshja me "marshin e pestë" në Riad.
Minuta 10/ Real Madrid 2-0 Barcelona. Vinicius Junior ka shënuar dy gola të shpejtë për Real Madridin. Sulmuesi gjeti golin e parë të sfidës pas shtatë minutave lojë dhe më pas në të dhjetën minutë dyfishoi shifrat. "Galaktikët" po dominojnë këtë El Clasico në Riad.